“Femër katastrofë”, e kritikuan në komente, Ermal Mamaqi: Tuna nuk ka frikë

“Femër katastrofë”, e kritikuan në komente, Ermal Mamaqi: Tuna nuk ka frikë

Këngëtarja Tuna Sejdiu dhe moderatorja Ermal Mamaqi

Tuna Sejdiu ishte mbrëmjen e kaluar e ftuar në “Xing me Ermalin” dhe ndjekësit e kanë masakruar në rrjetet sociale me ofendime nga më të ndryshmet duke u bazuar në sjelljen që ajo pati në emision. “Femër katastrofë, psikopate, pa kulturë dhe pa moral”, ishin vetëm disa nga komentet. Mirëpo para pak çastesh moderatori Ermal Mamaqi ka bërë një status në rrjetet sociale ku i ka dalë në mbrojtje Tunës dhe karakterit të saj.

"Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë, të rrinë drejtë, të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin. Personalisht unë e shijova shumë... edhe çifti e shijoi. Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre."

"Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin. Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjëra qe guxojmë ti mendojmë vetëm në fshehtësi. Uroj të kem në emision më shume të ftuar të tillë!", shkruan Ermal Mamaqi.

Status i bërë nga Ermal Mamaqi 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj