E thotë shqip në Parlamentin Evropian, Talat Xhaferri: Bullgaria nuk duhet të pengojë integrimin e RMV

E thotë shqip në Parlamentin Evropian, Talat Xhaferri: Bullgaria nuk duhet të pengojë integrimin e RMV

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, zgjodhi t’u drejtohej të pranishmëve në gjuhën shqipe në Komitetin për Punë të Jashtme, në kuadër të Samitit “Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor”, duke krijuar krijuar fillimisht pak konfuzion për faktin se kreu i Komitetit David McCallister ngeli nje moment pa përkthyes.

Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi dygjuhësia, ku qytetarët në të gjitha institucionet shtetërore mund të përdorin maqedonishten apo shqipen, megjithatë fakti se gjuha shqipe u dëgjua dy herë në Samit, i dha një atmosferë tjetër atij.

Gjatë deklaratës së tij Xhaferri i ka kushtuar rëndësi vetos bullgare për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

 “Për fat të keq, në vend të bisedimeve tani po ballafaqohemi me pengesë për disa kërkesa të caktuara bilaterale. Qëndrimi ynë është se korniza e dakorduar me Bullgarinë na jep bazë për bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm për të tejkaluar situatën sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se këto ngjarje nuk duhet të kenë ndikim në hapjen e bisedimeve për anëtarësim”, tha Xhaferri.

Në samit të pranishën ishin edhe kryeparlamentari i Shqipërisë Gramoz Ruçi dhe kreu i parlamentit të Kosovës,  Glauk Konjufca i cili zgjodhi të flasë anglisht si dhe krerët e parlamenteve të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe parlamentarët evropianë po ashtu.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 02/07/2021 15:53

    MAQEDONS M..I...ME HISTORI TE VJEDHUR PERPIQET TE BEJE I ÇIK HALE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave