Një 27 vjeçare me origjinë nga Shqipëria Joana Peca, është vrarë me armë zjarri në sy të dy fëmijëve të saj në Florida të SHBA, duke tronditur opinionin e gjerë publik.

Joana Peca, u qëllua pasditen e së shtunës në orën 17:30, në kohën kur ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj  të mitur.

Ngjarja ndodhi  në afërsi të kopshteve memorial, Woodlawn në Shën Petersburg.

Oficeri i policisë që gjeti gruan shqiptare të vdekur tha për median amerikane: “Dy fëmijë të vegjël do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre.”

Policia thotë se autori nuk është gjetur ende ndërsa është hapur një hetim për vdekjen e shqipatres.

E reja kishte emigruar prej kohësh për një jetë më të mirë në SHBA, ku ishte vendosur në Florida. Peca, ishte me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës.

27-vjeçares shqiptare i ishte  ekzekutuar babai në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në cështje të trafikut të drogës. 

Joana Pecaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
Të qara fëmijësh në sfond, publikohen pamjet pak pas vrasjes së të resë shqiptare në SHBA (VIDEO)

Banorë të zonës kanë publikuar një video pak pas vrasjes së 27-vjeçares shqiptare në Florida të SHBA-ve. Në këtë video dëgjohen të qarat e fëmijëve, pasi Joana Peca kishte dy fëmijët në makinë pasi u gjet e vrarë. Siç shihet edhe nga pamjet, ky është një moment pask pas vrasjes së Joana Pecës, pasi policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.