Lëngje të panjohura me ngjyrë të kuqe, që të japin përshtypjen e gjakut, kanë mbuluar lumin Danub afër urës së Novi Sadit në rrugën “Marka Milajnova.”

Ekipet për profesioniste kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, dhe kanë premtuar rezultate rreth javës së ardhshme, kur do të bëhet e ditur se çfarë përmbajtjeje ka lëngu e nga vjen, raporton e përditshmja serbe Blic.

Ndërkaq, sipas të dhënave të para jozyrtare, mendohet se thertoret më të afërta po e hedhin gjakun e kafshëve në kanalizime që kanë dalje në lumin Danub, por raporti përfundimtar pritet javën e ardhshme pas ekzaminimeve bëjnë të ditur autoritetet serbe.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim tek banorët rreth zonës për higjienën dhe sigurinë e lumit. 
danub
danub
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)