E tradhtoi celulari, 7 vite burg shqiptares që u kap me 1 kg kokainë në Angli

E tradhtoi celulari, 7 vite burg shqiptares që u kap me 1 kg kokainë në Angli

Marsela Kreka

Një shqiptare në Angli është dënuar me 7 vite burg si pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në trafikun e drogës. Marsela Kreka do të arrestohej në qershor 2017 sëbashku me Artan Markaj në zonën Barnet në veri të Londrës.

Ajo përdorte edhe një pasaportë rumune të falsifikuar me emrin Maria Danciu, Ajo sëbashku me Artan Markajn ishin duke udhëtuar me një makinë të tipit Mini Kuper brënda të cilës u gjetën 1 kg kokainë e fshehur në sediljen e pasagjerit.

Makina drejtohej nga Marsela Kreka. Gjatë gjyqit shqiptarja 31 vjeçare u mbrojt duke deklaruar se ajo ishte trafikuar për qëllime prostitucioni në Angli. Dënimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë do të rrëzohej pasi u pranua justifikimi i saj dhe çështja shkoi për rigjykim.

Kur Marsela Kreka u arrestua ajo refuzoi ti jepte policisë pinin e telefonit duke thënë se në telefonin kishte disa video të dërguara nga trafikantët në formë kërcënimi.

Por oficerët e NCA mundën të hynin në të dhënat e telefonit të saj ku gjetën mesazhe që e implikonin atë në shitjen e drogës duke hedhur poshtë pretendimin se ajo ishte e trafikuar për qëllime prostitucioni. Mesazhet e gjetura e bindën gjykatën për të vërtetuar të kundërtën e pretendimeve të Marsela Krekës dhe e dënoi atë me 7 vite burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia