Një shqiptar nga Berati i kërkuar nga drejtësia shqiptare pasi ishte dënuar me 2.6 vite burg është arrestuar. Ai është Qani Kelolli 46-vjeç. Shqiptari ishte në kërkim pasi gjykata shqiptare e kishte dënuar për trafik droge, por 46-vjeçari kishte arritur të shpëtonte duke ikur nga arresti i shtëpisë duke u fshehur në vendin fqinj.
Por, pavarësisht se ishte në kërkim, kjo nuk e kishte trembur Qani Kelollin që të vazhdonte studimet në Akademinë e Breras dhe në momentin që u arrestua sapo kishte përfunduar një provim në pikturë. Në momentin e arrestimit ai kundërshtoi forcat e policisë, por tentativat ishin të kota.
"Qaniu gjithmonë e ka dashur artin. Ai ka bërë gjithçka për t’u riintegruar veten por shoqëria jonë nuk i ka dhënë shumë mundësi ta bëjë këtë. Nuk është e lehtë nëse nuk kishte leje qëndrimi” tha avokati i shqiptarit, që ishte me letra false greke në Itali, por kishte botuar edhe një libër.
Ajde se per mire do i dale do loz filma tani mbas burgut te dhen na gjykata KCK qe Rama e persori per popullin tani
Përgjigju