Përkundër se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve. Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit. Por, senatori i brendshëm ndoshta nuk donte të priste më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim.
Në orën 3:00, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi dhe do të duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me nguti dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld. Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, derisa kishte bërë bujë edhe në mediat gjermane.
Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai kishte vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset. Edhe shefi i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar, duke theksuar se ‘punon sa tre vetë’. Xhezo shtronte pllaka banjo.
(Familja shqiptare e dëbuar nga Gjermania)
d.c./shqiptarja.com












