Futbollisti i Vllaznisë Futsall në Shkodër, Ermir Lera është ndarë nga jeta mëgjesin e sotëm në moshën 34-vjeçare. Lajmi i rëndë ka tronditur sportdashësit në Shkodër, me sportistin që ka lënë hidhërim të madh te familjarët dhe miqtë.
Lera pësoi një aksident automobilistik dhe prej 10 ditësh ishte në reanimacion, duke luftuar për të qëndruar në jetë. Futbollisti i sallave nuk ia ka dalë që të fitojë ndeshjen më të rëndësishme në jetë.
Veç lojës së futbollit, Ermir Lera ishte edhe mësues i edukimit fizik në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës, ku prej kohësh mësonte të rinjtë për pasionin për sportin.
Tifozët shkodranë e mbajnë mend futbollistin Lera për lojën dhe golat e shënuar me ekipin e futsallës së Vllaznisë në sezonin e kaluar, teksa ishte ndër protagonistët kryesor të në shumë prej sukseseve të arritura.
Ngushellime familjes! U paste lene uraten femijeve!
PërgjigjuMe sa duket jeta qenka shume e padrejte. Ne kulmin e rinise. Nje familjar i perkryer i cili la pas 3 engjej te vegjel dhe bashkeshorten. Nje djal model, nje njeri i qeshur,energjik, i palodhur, humanitar me zemer te mire. Punet vullnetare per njerezit ne nevoje dhe perfshirja qe i ka ba femijeve te komunitetit Rom dhe egjiptian per ti bere te ndihen jo te paragjykuar eshte e mrekullueshme nga Ermiri. Dhimbje e Madhe per kedo qe e ka njohur. Ngushellimet me te perzemerta per kete humbje te madhe familles se tij. Qofte mire me Zotin! Pa fjale.
PërgjigjuFjalë the boll! Kjoftë me Zotin!