Futbollisti Christian Atsu është një ndër shumë personat e bllokuar nën rrënojat e tërmetit që la mbi 1600 viktima në Turqi dhe Siri. 31-vjeçari nga Gana u bashkua me Hatayspor verën që lamë pas në elitën e Turqisë, teksa ka humbur të gjitha kontaktet me familjarët dhe miqtë.
Drejtori sportiv i klubit, Taner Savut, është gjithashtu i bllokuar ndërsa përpjekjet për shpëtimin e tyre vazhdojnë. Christian Atsu iu bashkua Chelseat në vitin 2013 nga Porto përpara se të dërgohej në një sërë periudhash huazimi. Ai kaloi kohë tek Everton dhe Bournemouth përpara se të kalonte te Newcastle në vitin 2017. Karriera e tij në Premier League daton prej 2013, teksa ka qenë pjesë edhe e Malagas (Spanjë) dhe Al Raed në Arabinë Saudite.
Kujtojmë se mëngjesin dhe paraditen e sotme Turqia juglindore dhe Siria u goditën nga disa tërmete me magnitudë 7.9 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter, duke lënë pas mijëra të plagosur dhe mbi 1600 viktima.