Një lajm i trishtë vjen sot për sportin shqiptar! Është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare sportisti shqiptar Klavio Meca, i cili dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Lajmin e ka bërë me dije Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH), përmes një postimi në rrjete sociale, duke e quajtur një bombë ndarjen nga jeta të sportistit.
Klavio Meca, ishte notar. Ai ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.
"Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe... Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh...", shkruan KOKSH.
Ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, për momentin 24 vjeçarit po i bëhet ekspertiza dhe më pas do të konfirmohet nëse ky ka qenë shkaku i vdekjes së tij.
Vdiq nje i ri si ky. Djale sportist ne lulen e moshes... Shume e trishtueshme... Ti behet ekspertiza se a ka ndrruar jete vertete nga ataku dhe edhe neqoftese eshte ashtu, PSE? Notaret jane organizmat dhe trupat me te shendetshem ne te gjithe rruzullin e keshtu ka shume dyshime... Gjithsesi u PREFSH NE PAQE dhe NGUSHELLIME FAMILJES...
PërgjigjuMe vjen shume keq,sa i ri humbje e madhe po kjo jete qenka si enderr, ne nje moment jemi ne tjetrin jo,me vjen vertet shume keq qe eshte ndare nga jeta kaq i ri,duhet me pas mend ne koke ti duam njerezit sa i kemi.
PërgjigjuNgushellime familjes. Nje tragjedi!!
PërgjigjuDjale i shkelqyer. Qofsh i parajses!
PërgjigjuFatkeqësi e madhe! Të prehesh në paqe kampion!!!
PërgjigjuNGUSHLLIME FAMILJËS...!!!
Përgjigju