Misri derdhet në asfaltin e rrugës së Grecallisë, një fshat i njohur për kultivimin e drithërave në Fier. Mungesa e pikave të grumbullimit dhe magazinimit ka vënë në vështirësi fermerët. Shumë prej tyre janë detyruar ta nxjerrin në rrugë misrin e sapo korrur, në pritje të blerësve.
Prodhimi është i mbarë këtë sezon në gjithë fushën e Myzeqesë, por çmimi i shitjes është tejet i ulët. Me 2500 lek për kuintal nuk justifikohen as kostot e prodhimit.
Kultivuesit shprehen se shteti duhet të ndërhyjë si rregullator në treg, pasi prodhimi vendas po mbetet stok për shkak të çmimit të lirë të importit. Sipas tyre, sasia më e madhe e drithërave po importohet nga Serbia.
“Prodhim ka plot por nuk e merr njeri. Vijnë tregtarët këtu e duan kuintalin me 25 mijë lek (të vjetra). Tallen me ne maskarenjtë! Unë kam harxhuar 3 milionë e gjysmë me 2 hektarë! Ku do i marr unë ato para?”, u shpreh e revoltuar një fermere.
“Vjen misri nga andej (Serbia) se kemi dëgjuar se në portin e Durrësit e sjellin me 21 mijë lek (të vjetra) për kuintal. Po krahasohet ai misër me misrin tonë? As që bëhet fjalë, ne kemi cilësi të lartë! Jemi ankuar sa s’ka më, por s’na ka dëgjuar njeri. Taksat i paguajmë, por shteti nuk na përgjigjet. Ne po falimentojmë”, u shpreh një fermer për mikrofonin e Report tv.
“Fshatarët duhet të subvencionohen nga shteti. Kosova i ka çmimet 40 për qind më të lira nga ne, sepse i subvencionon shteti ata. Ne na kanë braktisur, as naftën nuk e marrim, siç na e premtuan”, tha një tjetër fermer i Grecallisë.
Bazuar në raportin mbi statistikat e bujqësisë për vitin 2023, prodhimi i drithërave në Shqipëri ishte mbi 700 mijë ton. Qarku i Fierit renditet i pari me 176 mijë ton, pasuar nga Elbasani e Korça. Gruri është kultura kryesore që kultivohet në fushën e Myzeqesë, më pas vijne misri, elbi, thekra, etc.
R.D/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.7%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Arrestohet 35-vjeçari që dhunonte kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, nën akuzë dhe 3 të tjerë për vetëgjyqësi dhe shkatërrim prone, një është grua
30 Mars, 12:10
-
Basketboll/ Apolonia mposht 104-103 Tiranën dhe siguron zonën playoff, mëson kundërshtarin e radhës! Spektakël nga tifozët (VIDEO)
29 Mars, 22:08
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
29 Mars, 07:36
-
Aksident në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë
29 Mars, 07:07
-
‘Refuzojini me votë kopjet e Ballukut’, Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë
28 Mars, 16:12
-
Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin! 23 vjeçari ekzekutoi policin brenda makinës se i tha mos ec shpejt
28 Mars, 09:55
-
Diktatura e shkatërroi, ortodoksët rindërtojnë nga themeli kishën e Shën Mërisë në Lushnje
27 Mars, 16:26
-
Shtohen sëmundjet malinje në Fier, 120 pacientë për 3 muaj! Mjekja: Gratë dhe burrat mbi 40-vjeç duhet të kryejnë kontrolle
27 Mars, 16:18
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Lushnjë/ Publikohet momenti kur dy të rinjtë dhunojnë barbarisht 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur! E godasin edhe pasi shembet përtokë (VIDEO)
25 Mars, 20:36
Duroni edhe pak kohe sa te hapet edhe Academia e Misrit.
PërgjigjuShume mire e keni . ju e derdhni sot dhe diten e votimit po ate miser ju a japin falas .
Përgjigjuhidhini ne rruge hidhini se sia to tjeret do perfundoni qe hedhin qumesht e molle ne mes te rruges....atje do ju coj dhe ju zoti ne mes te rruges...fare e keqe
PërgjigjuKetu te gjithe duan /te mbijetojne/,te mbijetoje kerkon fermeri,te mbijetojne kerkojne tregetaret e shumices e pakices,por te mbijetoje kerkon dhe ai bleresi ne fund te zinxhirit dhe asnjeri s'do te dale humbes e te fundoset ne /xhep/.Ketu kemi disa probleme,si mungesa e subvencionimit,mungesa e protektonizmit te prodhimit vendas nga ai i importit,mbyllja e syve perpara monopolizimit te tregut nga tregetaret dhe //rregullimi i cmimit/ nga tregetaret nga njera ane dhe fermeret nga ana tjeter,secili per hesap te vet,kemi dhe nje mungese te mundesive perpunuese te produkteve.P.sh.misri mund te behet miell,niseshte,shurup misri e deri alkool,po ku e si te behet,jo te gjithe kane njohurite e duhura e nuk ka kombinate ushqimore o minimalisht punishte,gjithashtu fermeret nuk kane njohuri per administrimin e biznesit,nuk kane njohuri per tregun,marketingun.Dine vetem te prodhojne e t'ja shesin atij qe ua kerkon me cmimin qe duan ata.
Përgjigjupse nuk i perpunoni ushqimet apo i shisni me cmimet e ka tregu. hala mbani shpresa tek shteti ju!
PërgjigjuProblemi eshte se thuhet "maskarenjte". Kush jane maskarenjte? A ka ndonje pergjegjes? Kush eshte ai qe fiton me kontraten e sjelljes se grurit nga Serbia? Pse nuk jepen emrat troc kush eshte/jane maskarenjt? Pse nuk behet nje artikull investigativ se kush po perfiton dhe sa nga kjo tregti antikombetare ???
PërgjigjuTë na rrojë ministria e bujqësisë,ja kjo tregon shtetin dhe oligarkët e lidhur me të,po për çfar të kthehen fëmijët e këtyre fermerëve për ti hedhin të kodrat në lumë... derdhet qumështi në rruge,mollët ,rrushi,domate,patate,qepë etj.etj.....si të zë gjumi moj QIVERI....
PërgjigjuBENI MIELL MISRI,,,,SE HYN NE PUNE,,,BENI NJE MULLI,,,,NE FUND IA JEP LOPES,,KUR LOPA HA MISER BEN ME SHUME QUMESHT...
PërgjigjuNuk duan konkurence prandaj. Nuk ka ministri qe ju ben dermane ketyre. Nuk duan te bashkohen, nuk duan te paguajne taksat dhe tatimet dhe pastaj kerkojne shtet tu blej misrin.
Mos ik prej aty se të vijnë t'a mbledhin misrin pa lek
Përgjigju