Ishte duke ecur në anë të rrugës, makina përplas për vdekje 8-vjeçarin shqiptar në Itali

Ishte duke ecur në anë të rrugës, makina përplas për vdekje 8-vjeçarin shqiptar në Itali

Foto ilustruese

ITALI-  Krishtlindje tragjike në Foggia të Italisë, pasi një djalë 8-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor pranë Borgo Segezia në periferi të qytetit.

Sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia, e cila po vazhdon hetimet mbi ngjarjen, djali i vogël ka qenë në anë të rrugës shtetërore, pranë një ferme, kur dyshohet se është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një grua. I mituri u dërgua në spital dhe ndërroi jetë pak kohë më pas .

Aksidenti ndodhi në rrugën shtetërore 90, midis Foggia dhe Bovino, në Borgo Segezia, në një zonë pa ndriçim dhe të karakterizuar nga prania e disa fermave.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës