Skuadra e Ligës së Dytë të volejbollit për femra në Turqi, Rasus Kimya njoftoi se lojtaret e ekipit të volejbollit Gozde Ozturk, Ahsen Bas, Dilek Mucuk dhe Irem Kurtoglu kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrimtar i nëntë ditëve më parë.
"Me pikëllim të thellë mësuam se sportistët e ekipit të volejbollit Rasus Kimya Hatay, Gözde Öztürk, Dilek Mucuk, Ahsen Baş dhe İrem Kurtoğlu kanë ndërruar jetë në fatkeqësinë e tërmetit. Zoti i mëshiroftë sportistët tanë dhe të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën, ngushëllimet tona familjeve të tyre dhe kombit tonë, ndërsa të lënduarve urojmë shërim të shpejtë. Ngushëllime komunitetit tonë”, njofton federata.
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më shumë se një javë më parë kanë lënë pas 41 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur, me kërkimet për të mbjetuar që nuk ndalen. Shumë sportistë kanë pasur fatin tragjik të humbasin jetën si pasojë e lëkundjeve të forta në Turqinë qëndrore e juglindore dhe në Sirinë veriore.