E trishtë, shuhet një tjetër yll
i kinematografisë shqiptare...

E trishtë, shuhet një tjetër yll<br />i kinematografisë shqiptare...
Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare Dhimitra Plasari aktorja e filmave të kinostudios “Shqipëria Sot”, pjesë e teatrit të Korçës.Plasari u bë e njohur në filmat, si “Dimri i fundit”, “Streha e re” “Vajzat me kordele të kuqe”, Përballimi" etj

Dhimitra Plasari do të mbahet mend për rolet e saj përkrah emrave të njohur të kinematografisë shqiptare si Pandi Raidhi, Dhorkë Orgocka, Jani Riza, Sandër Prosi, Stavri Shkurti etj.

dhimitra
 Foto

Zamira Kita: Kontributi i Dhimitra Plasarit shumë i çmuar!
Drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korccës, Zamira Kita shpreh ngushëllimet me këto fjalë. Humbëm sot një mike, aktore, kolege dhe qytetare të Korcës! Rolet e saj janë të shumta, në teater dhe në film! Kontributi i saj shumë i cmuar! Lamtumirë Dhimitra Plasari!

 Zamira Kita shprehet më tej se “U trondita shumë se personalisht e kam pasur aktore kolege dhe sot ndjej një dhimbje të madhe. Të gjithë aktorët kanë punuar me të. Në teatrin e Korcës të gjithë kanë kujtime nga rolet dhe ndjejnë një dhimbje të madhe. Dhimitra ose Mita siç i flisnin vlerësohet jo vetëm si aktore, por edhe si një njeri i mirë, si një qytetare e mirë e Korcës. Korça humbi edhe një qytetare të mirë të saj”.

Dhimitra Plasari ka një rol të çmuar edhe ne qendrën kulturore të fëmijëve “Mihal Grameno” në Korçë si drejtuese e kësaj qendre.
 
Ndërsa do të mbahen mend batutat e saj tek filmi përballimi.“Për të ftuar nuk na ftuan dhe bënë gabim këta shokët, po ne erdhëm vetë, jemi gjysma e fshatit ne Tare...Ti vjen e na bën qyfyre atëherë kur nuk ta kemi ngenë....

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri