Qindra persona u mblodhën në Morriston Crematorium në Swansea të Anglisë, disa prej të cilëve kishin udhëtuar që nga Skocia dhe Irlanda, për t’i dhënë lamtumirën e fundit biznesmenit të hekurit Steven Gilheaney, i cili vdiq në moshën 35-vjeçare pasi ishte sëmurur rëndë në fund të janarit.
Pesë Rolls-Royces Phantom të argjendta e udhëhoqën funeralin, dhe gjatë ceremonisë në qiell u lëshuan edhe pëllumba.
Motra e tij Mary tha: 'Steven ishte një perosn tepër i dashur. Ai ishte një pjestar i rëndësishëm i komunitetit cigan dhe ishte tepër i lumtur”.
Lulet ishin bërë në formë çokollatash dhe fuoristradash, në respekt të shijeve të tij.
Kishte gjithashtu edhe një palë doreza boksi, pasi Gilheaney ishte marrë më parë me këtë sport.
[gallery]25602[/gallery]
s.k/Shqiptatrja.com