VIDEO/ ‘E udhëhequr nga një zonjë e shquar’, Gafa e Berishës, ngatërron drejtuesin e partisë simotër të PD në Suedi: Është burrë?! Më falni

 

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një gafë gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme për kuotat gjinore në radhët e kandidatëve për zgjedhjet lokale.  Teksa fliste për partinë simotër të PD në Suedi, Berisha iu referua për dy herë drejtuesit të saj Ulf Kristerson, si zonjë për të hequr paralele me atë që synohet të arrihet në Shqipëri.

“Mbështes plotësisht çështjen e kuotave derisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre si ka dalë partia simotër e Suedisë e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar…urdhëro...?  është burrë?  Më falni.

...e  udhëhequr nga zonja Ulf... Kristerson… është burrë?  Më falni.  I apologize. Ne do respektojmë kuotat, për këshillat është më e lehtë. Do shikojmë mënyrën si ta respektojmë këtë për qytetar të parë”, deklaroi Berisha.

Lideri Suedez, Ulf Kristersson


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet vendore 2023, Berisha me 'shpresë' nga BE edhe pse flitet për një 'Non Grata': Një erë ndryshimesh po vjen nga Evropa


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë