E vërteta mbi meshkujt, mite të
thyera mbi impotencën seksuale

E vërteta mbi meshkujt, mite të<br />thyera mbi impotencën seksuale
Një numër i madh shoqërish primitive besonin se viriliteti mashkullor ishte i lidhur ngushtë me fuqinë, pasurinë dhe dominimin. Kështuqë nuk është e habitshme që në kultura të caktuara të mendohet se impotenca është mungesë e thelbit të jetës. Burrëria dhe “aftësia për të performuar” janë të lidhura ngushtë kështuqë shpesh herë impotenca perceptohet si ‘’mungesë burrërie’’ forcuar pasojat psikologjike të një konfirmimi të tillë.

Pavarsisht faktit se në vitet e fundit të shekullit të 20-të u bënë ndryshime thelbësore mbi rolet gjinore, etnike, ekonomike, sociale, kulturore, seksualiteti dhe impotenca mashkullore janë ende çështje që mbartin tabu brenda tyre. Impotenca mashkullore ( disfunksioni erektil) është një nga shkaqet më të shpeshta të çrregullimeve seksuale mashkullore dhe shifrat tregojnë se prek rreth 150 milion meshkuj në gjithë botën.

Miti 1 - “ Meshkujt e vërtetë “ nuk bëhen impotent
Të gjithë meshkujt, mbi 30 vjeç, e përjetojnë impotencën të paktën një herë në jetën e tyre. Statistikisht numërohen 150 milion pacientë, por shifrat mund të jenë akoma më të larta. Vetëm 2 në 10 meshkuj kërkojnë trajtim për problemet me impotencën.
Miti 2 – Impotenca “origjinohet në mendje”
Më pak se 20% e impotencës mashkullore ka si shkaqe primare ato psikologjike. Pjesa më e madhe e tyre kanë një sëmundje fizike ekzistuese si diabeti, sëmundje të zemrës, tension i lartë apo kancer të prostatës. Stresi, ankthi dhe ulja e vetëvlerësimit janë faktorë psikologjikë sekondarë të cilët shfaqen kur impotenca mbetet e padiagnostikuar ose e patrajtuar.
Miti 3 –Impotenca si proces natyral i plakjes
Megjithëse është evidente që risku i impotencës rritet me moshën, kjo përforcohet edhe nga shtimi i sëmundjevetë ndryshmë fizike. Medikamentet e përdorura në diabet apo sëmundjet e zemrës shkaktojnë shpesh çrregullime në funksionimin seksual deri në impotencë. Procesi i natyrshëm i plakjes, në mungesë të sëmundjeve të tjera, nuk shkakton impotencë.
Miti 4 – Nuk ka trajtim për impotencën
Megjithëse shkenca mjekësore nuk ka gjetur një trajtim të qëndrueshëm për impotencën, ka një sërë terapish efektive. Medikamente si Viagra kanë revolucianizuar trajtimin e impotencës, por jo të gjitha pilulat ‘’blu’’ funksionojnë për këdo. Trajtime të tjera të sigurta dhe efektive përfshijnë pompat me vakum, injeksione direkte në organine mashkullor apo implantet penile.
Miti 5 – Impotenca është problem vetëm i meshkujve
Të dy partnerët në marrdhënie mund të kalojnë problem kur impotenca nuk trajtohet. Shpesh dështimi në komunikim dhe mohimi i problemit çojnë në depression, ankth dhe mungesë të vetë vlerësimit për të dy partnerët. Tendenca për të evituar kontaktet seksuale mund të bëjë që partnerët të ndjehen jo tërheqës dhe të padëshiruar.
Miti 6 – Impotenca është temë e sikletshme për tu diskutuar
Një numër i madh meshkujsh e kanë shumë të vështirë të diskutojnë problemet me të afërmit apo miqtë e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për impotencën. Impotenca shpesh mund të jetë simptomë e një sëmundjeje primare kryesore dhe nëse nuk trajtohet apo merren masa, ajo nuk vet-shërohet. Prandaj duhet kërkuar këshillim mjekësor sa më shpejt.
Miti 7 – Meshkujt i dinë të gjitha për seksin
Imazhet mediatike të meshkujve virilë nuk bëjnë gjë tjetër veçsa konfuzojnë akoma më tepër meshkujt që nuk dinë “bazat” e mardhënies seksuale. Të folurit me specialistin do t’i sqaronte shumë shpejt keqkuptimet dhe do t’i zgjidhte problemet e ardhura nga mungesa e njohurive.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza