E veçantë nga Jurgen Klinsmann, merr në kombëtare futbollistin e burgosur

E veçantë nga Jurgen Klinsmann, merr në kombëtare futbollistin e burgosur

Jurgen Klinsmann

Jurgen Klinsmann, trajneri i kombëtares së Koresë së Jugut, ka zbuluar listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, atë ndaj Perusë dhe El Salvadorit. Ajo që bie në sy është emri surprizë i sulmuesit 31-vjeçar Jun-Ho Son. E veçanta është se lojtari nuk mund të paraqitet në grumbullim, pasi aktualisht është i dënuar dhe ndodhet në një burg në Kinë.

Jun-Ho Son ndodhet në brug që prej marsit të këtij viti, kur lojtari i ekipit të Taishan është arrestuar nga policia vendase. Futbollisti koreano-jugor është arrestuar me akuzën e korrupsionit, pasi ka marrë parà nga persona jo-qeveritarë. Të paktën ky është version zyrtar që ka shpallur qeveria kineze pas arrestimit të lojtarit të Taishan.

Federata Koreano-Jugore gjithnjë e ka mbështetur lojtarin e saj Jun-Ho Son dhe familjen e tij, duke nisur prej kohësh procedurat për transferimin e tij në Kore. Duket se edhe përfshirja e tij në kombëtare, pavarësisht se nuk do të paraqitet, është një shenjë e kësaj mbështetjeje.

"Ne nuk e dimë gjendjen e tij shpirtërore, nuk e dimë se në çfarë gjendje fizike është, por mendoj se është e rëndësishme t'i tregojmë mbështetje Jun-ho-s kështu që ai ndjen se jemi aty pas tij. Ne jemi të gjithë të shokuar me situatën. Ne vërtet shpresojmë dhe lutemi që ai të lirohet. Ai është në listë në rast se diçka ndodh", tha Klinsmann.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?