E veja e djalit të Biden romancë
me vëllain e bashkëshortit të ndjerë

E veja e djalit të Biden romancë<br />me vëllain e bashkëshortit të ndjerë
E veja e djalit të ish zv/presidentit amerikan Joe Biden lidhet me djalin tjetër të familjes, vëllain e bashkëshortit të ndjerë. Hallie Biden, bashkëshorte e gjeneral Joseph Biden i cili vdiq nga kanceri mësohet se ka një lidhje dashurie me të vëllain, Hunter Biden i cili sapo është ndarë nga e shoqja me të cilën ka 3 fëmijë.
 
Hunter 47 vjeç është ndarë nga gruaja e tij Kathleen, 48 vjec në vitin 2015, por ky divorc nuk u bë publik asnjëherë.

Ndërsa vëllai tjetër Joseph Biden ishte krenaria e babait sepse ka shërbyer si ushtarak në Irak. Ai dhe Hallie kanë dy fëmijë, por jeta e tij u pre në mes nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Tashmë Hunter rezulton i lidhur me gruan e vëllait të ndjerë, Joseph ndërsa Joe Biden është në dijeni të kësaj romance dhe madje sipas mediave amerikane, ka dhënë bekimin e tij.

'Hallie dhe unë jemi me fat që kemi gjetur dashurinë tek njëri-tjetri në këto periudha të vështira të jetëve tona. Kemi familjen dhe miqtë që na mbështesim në cdo hap që kemi hedhur deri tani. Jemi me fat”, tha çifti shkruan New York Times.
Joe Biden i cili ka qëndruar pak në hije pas largimit nga Shtëpia e Bardhë ka theksuar sipas zërave, ‘se kanë qenë fatkeqësitë që kanë bashkuar më së shumti çiftin”.

E në fakt familja Biden ka pasur një sërë tragjedish. Gruaja e tij e parë Neilia bëri aksident në vitin 1972 ku humbi jetën bahskë me vajzën 1-vjeçare, ndërsa Joseph vetëm 2 vjeç shpëtoi mrekullisht.

[gallery]21284[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike