E vërteta e studimeve që kryqëzojnë cigaret elektronike: 'Studiuesit luftojnë për shuma të mëdha parash'

E vërteta e studimeve që kryqëzojnë cigaret elektronike: 'Studiuesit luftojnë për shuma të mëdha parash'

Foto ilustruese

Një prej çështjeve që më shumë u diskutua gjatë Forumit Global për Nikotinën në Liverpul, ishte ajo e studimeve në lidhje me sistemet alternative të nikotinës. Më konkretisht ose siç mund t’i njohim më mirë, studime për pajisjet me ngrohje si edhe për cigaret elektronike.

Veçanërisht në lidhje me cigaret elektronike, ka patur debat të shumtë se studimet nuk janë aspak të paanshme siç pretendojnë të jenë. Studiuesit argumentuan se shumë më tepër njerëz do të duhet ta dinin tanimë se nikotina në vetvete nuk është shkaktar kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanin. Por, përpjekiet për kontrollin e duhanit pengohen nga këmbëngulja për të nxjerrë studime që propagandojnë kundër cigareve elektronike, siç ka ndodhur shpesh gjatë viteve të fundit.

Brad Rodu, profesor i mjekësisë në Universitetin e Louisville-it, Kentucky, u fokusua tek financimi i NIH (Instituti Amerikan i Shëndetit) për kërkime nga universitete të rëndësishme. Ai vuri në dukje se shumë prej fondeve për shkencëtarët që bëjnë studime për kontrollin e duhanit janë indirekte, pra fonde që nuk shkojnë për të paguar kostot bazë për kërkimin, por kostot administrative, që menaxhohen nga administratorët e këtyre institucioneve. Këto kosto sipas Rodu-t mund të krijojnë probabilitet të lartë anshmërie kur vjen fjala për rezultatet e këtyre kërkimeve.

“Universitetet kërkimore nuk janë asgjë më shumë se biznese.”, u shpreh Rodu, “Të gjithë studiuesit, dhe të gjithë institucionet po luftojnë për shuma të mëdha parash. Për t’i fituar, bëjnë kërkime dhe nxjerrin rezultate të cilat duken spektakolare, në mënyrë që t’i sigurojnë vetes më tepër financim në të ardhmen.”

Rodu kujtoi edhe se kërkimet e tij, të fokusuara tek alternativat e duhanit pa tym, nuk janë mikpritur nga NIH në të njëjtën mënyrë si ato të studiuesve të tjerë. Ai madje kujtoi se dikur mbeti edhe pa punë, pasi sugjeroi të studionin aspektet pozitive të përdorimit të cigareve elektronike, të cilat ndihmojnë në lënien e cigares tradicionale, që njihet si një gjenerator kimikatesh të dëmshme.

Forumi Global për Nikotinën mbahet gjatë këtyre dy ditëve në Liverpul, duke shënuar rikthimin në një konferencë fizike pasi ajo e vitit të kaluar ishte krejtësisht online. Është eventi më i rëndësishëm botëror në lidhje me nikotinën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë