E veshur me të bardha dhe me një hekur në dorë që e mban si armë, vajza në rrugët e Lezhës në orët e vona të natës tremb banorët! Vuan nga probleme të shëndetit mendor (VIDEO)

E veshur me xhup të bardhe, me kapuç në kokë dhe një hekur që e mban në dorë si armë, një vajzë ka frikësuar banorët e Lezhës teksa lëviz rrugëve në orët e vona të natës.

Ngjarja është raportuar në lagjen "Skënderbej”, ku vajza, e paidentifikuar dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sikurse mund të shihni edhe nga pamjet, të kapura nga disa kamera sigurie, vajza ecën me ngadalë dhe e qetë në rrugë teksa më pas nxjerr nga xhepi hekurin dhe fillon të lëvizë dorën lart. Kanë qenë vetë banorët që kanë raportuar situatën, ndërsa kanë bërë edhe denoncim në polici.

Kjo situatë shqetëson ata prej ditësh, ndërsa ende pitet një reagim nga policia në lidhje me ngjarjen.

1636619239_LEZHE2.jpg

1636619250_LEZHE1.jpg

Vajza e armatosur

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?