Nën dritën e hënës së qytetit të të dashuruarve, Xhensila Myrtezaj sjell këngën më të fundit

Nën dritën e hënës së qytetit të të dashuruarve, Xhensila Myrtezaj sjell këngën më të fundit

Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj ka nxjerrë këngën e saj më të fundit të quajtur "Paris".

Kur pamë fotot e Xhensilës bashkë me Besin në kryeqytetin francez, të gjithë menduan se çifti do të sillte një bashkëpunim, por nuk ndodhi kështu, pasi këngëtarja e ka sjellë këngën vetëm.

Edhe këtë herë për tekstin dhe muzikën është kujdesur Pirro Çako, ndërsa për klipin regjisori Eduart Grishaj.

Kujtojmë që kënga "Sekreti im" e kënduar nga Xhensila Myrtezai dhe Pirro Çako u kthye në një hit, që dëgjohet akoma edhe pas një viti.

Xhensila e ka zbukuruar Parisin me hijeshinë e saj, e veshur me të kuqe, duke sjellë notat muzikore nën dritën e hënës.

Këngëtarja bashkë me klipin ka falenderuar të gjithë mbështetësit që bënë të mundur këngën.

"From Paris with love.
Me shum dashuri sjellim projektin e fundit, me embelsine e muzikes edhe notave të Pirro Cako ,me profesionalizmin e Darko Dimitrov , fotografine dhe videon e Eduart Grishaj,  I njejti trini si Sekreti, ju sjellim Parisin",
ka shkruar Xhensila.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë