E vetme dhe duke qarë, efektivi i rrugores në Tiranë çon vajzën e humbur pranë nënës (VIDEO)

TIRANE - Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë ka sjellë lot gëzimi tek një nënë e cila kishte kallëzuar të humbur vajzën e saj të vogël. Punonjësi i Policisë Rrugore, ishte duke kryer shërbimin në aksion e Zogut të Zi në drejtim të Laprakës, kur ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante. 

Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Numër 3 në Tiranë. Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës dhe babai sapo kishin bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares.

Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • roni: 06/09/2019 10:34

    policia qe kemi nevoj bravo

    Përgjigju
  • Tori: 30/08/2019 09:32

    Akt heroik! Apo zbatim detyre...

    Përgjigju
  • BRSS: 29/08/2019 21:05

    POLICIA QE DUAM BRAVO PA FUND RESPEKTE !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë