Vranë shqiptarin dhe e groposën në një plazh në Greqi, në pranga një 30-vjeçar e partnerja e tij! Para krimit festuan bashkë, kishte një shumë të madhe parash me vete
Pamje nga plazhi Kartelës ku u gjet i groposur i riu shqiptar
GREQI- Të tjera detaje janë zbuluar nga mediat greke për vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar Eni Dollani nga Gramshi, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në plazhin e Kartelës në Kyparsia.
Policia e Sigurisë së Kalamatës ka arrestuar një shqiptar 30-vjeçar dhe partneren e tij greke por 30-vjeçe, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtor një tjetër 24-vjeçar rom. Sipas të dhënave të marra nga hetimi policor, motivi i autorëve ka qenë grabitja.
Mediat greke shkruajnë se viktima dhe autorët dyshohet se janë argëtuar mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparisia. Sipas të njëjtave informacione, viktima dyshohet se ka pasur në posedim një shumë të madhe parash, që arrinin në mbi 10 mijë euro.
Autorët duket se e kanë kuptuar këtë dhe teksa kanë dalë nga lokali e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ata e varrosën trupin në rërë për të fshehur krimin e tyre.
Që në momentet e para, autoritetet policore kanë shoqëruar disa persona, kanë marrë deklarime dhe kanë arritur në identifikimin dhe gjurmët e autorëve.
30-vjeçari shqiptar dhe 30-vjeçarja greke janë pikasur dhe arrestuar mbrëmjen e së martës në afërsi të Zevgolatio të Bashkisë Oichalia, ndërsa 24-vjeçari është ende në kërkim.
Dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga grabitja në kurriz të viktimës. Ndaj dy të arrestuarve dhe ndaj 24-vjeçarit është ngritur një dosje për vrasje dhe grabitje.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Po planifikonin vrasjen e dy personave, arrestohen 5 të dyshuar në Pejë! Zbulohet dhe arsenal armatimi
22 Shkurt, 22:48
-
Greqi/ Çatia e zuri poshtë teksa po punonte, kush është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë dje në Santorini
22 Shkurt, 12:33
-
Greqi/ U shemb çatia teksa po punonte, ndërron jetë 19-vjeçari shqiptar
21 Shkurt, 17:42
-
Sri Lanka/ Ekzekutohet brenda në gjykatë kreu i bandës famëkeqe kriminale, autori u maskua si avokat (VIDEO)
21 Shkurt, 11:07
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt, 10:41
-
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin/ Më 26 shkurt nis gjyqi ndaj portugezit Saraiva
20 Shkurt, 09:16
-
Beleri i bën thirrje BE-së t'i japë përparësi të drejtave të minoritetit grek në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë
19 Shkurt, 17:40
-
Jo vetëm Santorini! Greqia nuk gjen paqe, tërmeti 5 ballë shkund Patrën, s’ka raportime për të lënduar
18 Shkurt, 19:25
-
“Mos hiq dorë!” Nuk pranonte ndarjen, 34-vjeçari plagos në kokë partneren, nënë e divorcuar e 3 fëmijëve e më pas vret veten në makinë
18 Shkurt, 11:23
-
Greqia ndërton portin e evakuimit nga tërmetet në Santorini
18 Shkurt, 08:32
-
Greqi/ Tërmet 4.7 ballë në Malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik
15 Shkurt, 19:32
-
Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
14 Shkurt, 20:10