‘E vrava pasi debatuam’, piloti gënjen sërish policinë helene, ekspertiza mjekësore: Vajza e re 20-vjeçare është mbytur në gjumë, nuk pati mundësi as të “luftonte” për jetën e saj

‘E vrava pasi debatuam’, piloti gënjen sërish policinë helene, ekspertiza mjekësore: Vajza e re 20-vjeçare është mbytur në gjumë, nuk pati mundësi as të “luftonte” për jetën e saj

Piloti, Charalambos

GREQI- Piloti i pamëshirshëm i cili mbyti bashkëshorten e tij, Caroline pranë foshnjës së tyre e më pas krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar krimin e tij makabër po gënjen sërish policinë!

Skenari i tij i parë “ra”, por ai nuk po tregon sërish të vërtetën dhe po ngre një tjetër ‘histori” për t’i lehtësuar vetes krimin që kreu atë ditë të zezë për familjen e tij të re dhe të vogël, prindërit e tij dhe prindërit e Carolines. Në ato 5 minuta që mbajti jastëkun shtrënguar në fytyrën e Carolines, Babis, shkatërroi 3 familje dhe la një vajzë të vogël pa erën dhe krahët e nënës së saj.

Në dëshminë e tij për policinë, 32-vjeçari tha se vrau gruan e tij pas një zënke të fort mes tyre dhe në gjaknxehtësi, ai theksoi se e zgjoi Carolinen dhe ata debatuan për vajzën.

Por gënjeshtra e paturp e pilotit grek, doli sërish në sipërfaqe pasi ekspertiza mjekësore ka treguar se nëna e re 20-vjeçare është vrarë teksa ishte në gjumë, nga duart e burrit që prej 5 vitesh kishin ndarë jetën bashkë.

Në këtë mënyrë dëshmia e tij e së “vërtetës” “shkatërrohet”!

Si e zbuloi ekspertiza mjekësore?

Ora biometrike në kyçin e Carolines u bë sërish “rruga” e përgjigjeve për ndriçimin e rrugës drejt së vërtetës.

Në orën 03:58- rrahjet e zemrës së 20-vjeçares ishin të një personi në gjumë.

Në orën 04:05- u regjistruan rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës së Carolines derisa në orën 04:11 ajo nuk rrahu më kurrë...

Caroline vdiq në gjumë, nuk pati mundësi as të “luftonte” për jetën.

Kjo shpjegon gjithçka, pasi edhe sipas komshinjve të çiftit atë natë nuk dëgjuan zënka apo të bërtitura, e reja nuk pati mundësi të nxirrte zë...gjithçka mbaroi shumë shpejt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
I penduar piloti 32-vjeçar flet për krimin makabër pas qelisë së errët: Po të kisha mundësi të ktheja kohës pas do e bëja, Carolinen do e dua përgjithmonë

 “Carolinen do e dua përgjithmonë”, ishin këto fjalët e pilotit 32-vjeçar i cili me duart e tij i mori frymën dashurisë, pranë frytit të saj, vajzës së tyre të vogël atë mëngjes të mallkuar që nëna e re nuk do të zgjohej më kurrë.

Mbrapa qelisë së errët Charalambos ka shprehur pendesë për krimin makabër që kreu, duke thënë se nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas do e bënte, për të mos shkatërruar jetën e Carolines, vajzës së tyre dhe të tijen.

“Do doja të kisha mundësin të ktheja kohën pas dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos kisha shkatërruar jetët tona, të Carolines, të vajzës sonë të vogël dhe timen”, tha Charalambos.

I pyetur se si mund të përqafonte nënën tragjike të Carolines pas asaj që i kishte bërë, ai tha se e ndjente dhimbjen e saj dhe ndihej i penduar.

Ai shtoi se Carolinën do e donte përgjithmonë.

“E përqafova sepse isha penduar. Ndjeja dhimbjen e saj. Gjithmonë e kam dashur vjehrrën time dhe do të dua përgjithmonë Carolinen”, tha ai. 

Ora 14:47
Piloti mori vizitën e parë në qeli, i kërkoi vëllait rroba dhe një libër për lexuar, policia greke: Nuk kemi parë asnjëherë një vrasës kaq të qetë

I ftohtë, me sy pa ndjenja dhe i qetë piloti i cili i mori jetën bashkëshortes së tij, Caroline, po habit policinë greke me qëndrimin e tij.

Policia shprehet se nuk ka parë më parë një vrasës kaq të pashqetësuar dhe të qetë.

Pas dy ditësh në paraburgim 32-vjeçari kishte vizitën e tij të parë nga vëllai i tij, të cilit i kishte kërkuar disa rroba për t’u ndërruar dhe një libër.

Charalmbos ka kërkuar librin e David Bercovici “Prejardhja e gjithçkaje”, në mënyrë qe të lexojë në qeli.

“Të mbaromë me këtë punë, të burgosem dhe të dalë të merrem me rritjen e vajzës sime”, sipas mediave greke këto janë fjalët që ai i ka nxjerr nga goja teksa është në pritje të marrjes së ndëshkimit të tij.

Familja e pilotit grek është ende në shok, ata refuzojnë cdo vizitë apo prononcim për mediat, janë mbyllur në 4 muret e shtëpisë dhe nuk flasim me askënd.

Kjo ishte vizita e parë për 32-vjeçarin pasi dëshmoi krimin e rëndë që kreu.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 20/06/2021 13:00

    Për 30 vjet jorgjët kanë vrarë e prerë dhe policia s ka fare të çuditet sepse gjithnjë dhe çdo gjë kanë fajësuar shqiptarët për 30 vjet. Thjesht ka aritur deri në atë pikë sa m…. është bërë mullar dhe shashka plasi. 99% e krimeve në jorgjërit i bëjnë jorgjët, janë në vendin e tyre domosdo..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin