Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen pas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është Tomor Lushkaj nga fshati Arapaj, Bashkia Roskovec.

I riu ka rënë në tension aksidentalisht në banesën e tij dhe pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndëruar jetë.