Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë Italiane, pasi bashkë me vëllain e tij kanë grabitur dhjetra banesa në qytetin e Parmës. Eduart Nezha është pikasur nga Policia Italiane, të cilët kanë shkuar për ta arrestuar në banesën ku jetonte bashkë me vëllain.
/Shqiptarja.com
Por Eduart Nezha për t'i shpëtuar arrestimit ka rrezikuar dhe jetën e tij. Ai ka tentuar të zbresë nga kati i katërt i pallatit, duke u mbajtur tek tubat e ujit të shiut. Kur ka zbritur një kat, Eduart Nezha është rrëzuar dhe ka pësuar thyrje të shumta në trup.
Vëllai i tij 22-vjeç ka arritur t'ia mbathë, ndërsa Eduart Nezha ndodhet në spital. Policia ka kontrolluar banesën e dajës së dy vëllezërve ku ka gjetur ora, celularë, flori dhe shumë aksesorë të tjerë që dyshohet se janë vjedhur në disa vila në qytetin e Parmës.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com







