E zë korrenti duke mbledhur skrap dhe e hedh disa metra tutje larg gabinës, vdes 25-vjeçari në Shkozë! I riu baba i tre fëmijëve (VIDEO)

Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi e ka zënë korrenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozë-Lanabregas dhe mësohet se viktima po mblidhte skrap në një kabinë elektrike.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Amarildo Basi, 25-vjeç, i komunitetit rom. Si pasojë e forcës elektrike, trupi i viktimës është spostuar disa metra larg gabinës elektrike.

Kanë qenë banorët të cilat kanë akuzuar instancat përkatëse, pasi trupi është lënë për pak kohë në mes të rrugë sepse ambulanca për shkak të terrenit të vështirë e kishte të pamundur për të marrë trupin.

Fillimisht familjarët e tij kanë kërkuar që trupi të dërgohej në banesë, por kanë hasur në kundërshti të policisë pasi duhej të çohej në morg për ekspertizë. 25 vjeçari ishte baba i tre fëmijëve, të cilët për fat të keq tashmë kanë mbetur jetimë.

1613485612_shkoze001.jpg

Viktima pranë vendit të ngjarjes

'Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktoreve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi A. B., rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/02/2021 02:38

    Cfare skrapi mund te gjesh ne kabinat elektrike,kabllo prej bakri ?!

    Përgjigju
  • Mino avokati: 16/02/2021 19:32

    Tani i vene me rradhe per ngushellim avokatet hajdute, Dauti, Mirlindi, Arseni, Poljoni, Gedeoni, Suadi, ylli, haxhillari etj

    Përgjigju
  • Hasani: 16/02/2021 18:31

    Genjejne nga Covidi iku lumadhi..!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror