E zgjedhura e Trump, merr miratimin e Senatit Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

Amy Coney Barrett , është konfirmuar mbrëmë nga Senati amerikan  si Gjyqtare e Gjykatës Supreme me 52 vota pro dhe 48 kundër. Duke u bërë kështu, e para gjyqtare në 150 vite e konfirmuar pa patur mbështetjen e asnjërit prej senatorëve të partisë opozitare.

Barrett është e treta anëtare e Gjykatës së Lartë e emëruar nga Presidenti Donald Trump, gjë që ndikon fuqimisht në balancën ideologjike të gjykatës më të lartë në vend, gjykata me nëntë anëtarë ka tani një shumicë të konsiderueshme konservatore prej 6-3.

Trump e përshëndeti konfirmimin e saj duke e quajtur atë një grua me "bujari, besim dhe karakter të shkëlqyeshëm" gjatë ceremonisë së betimit në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas votimit. Kjo është një ditë e rëndësishme për Amerikën, për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe për sundimin e drejtë dhe të paanshëm të ligjit", tha presidenti.

Demokratët kanë kundërshtuar emërimin e Barrett, duke shprehur rezerva si për përgatitjen e saj, ashtu edhe për procesin e plotësimit me kaq nxitim të vendit të gjykatëses së ndjerë Ruth Bader Ginsburg. Vendimi për zgjedhjen e një anëtari të ri të gjykatës sipas demokratëve duhej ti lihej presidentit fitues të zgjedhjeve të Nëntorit.

Gjyqtarja Barrett mund të jetë një ndër gjykatësit që mund të peshojnë padi të ngritura lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse nuk është e sigurtë nëse ajo do të kërkojë të përjashtohet pasi u emërua nga Presidenti Trump.  Barrett do të jetë një nga gjyqtarët që do të vendosin më 10 nëntor nëse do të shfuqizohet Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, të cilin zoti Trump ka kërkuar ta rrëzojë.  Fati i ligjit është një shqetësim thelbësor për shumë njerëz mes numrit të shtuar të rasteve të reja të korona virusit në Shtetet e Bashkuara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja