Vetëm 30 minuta pas publikimit në emisionin 'Pa Gjurmë' është gjetur LIVE, 18-vjeçarja shqiptare Lila Mila e cila ishte larguar nga banesa e saj në Fasano para 4 ditësh.
Ka qenë vëllai i saj Jorgo Mile i cili ka dhënë lajmin e mirë duke thënë se kishin qenë disa emirgantë që kishin njoftuar pasi panë emisionin Pa Gjurmë dhe njoftimet e policisë italiane, se vajza ndodhej në portin e Barit. Jorgo ka falenderuar Pa Gjurmë dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar për gjetjen e motrës së tij.
Policia ka ndaluar vajzën në tentativë për të ardhur në Shqipëri, pasi ajo kishte prerë biletën për në mbrëmje.
"Sapo kam biseduar me komandatin e Barit. Ndodhet ne portin e Barit, ne jemi gati per te udhëtuar ne portin e Barit. Kishte prerë biletën per ne Shqiperi. Do ta marrim në pyetje është në dorën e asaj nëse do kthehet se është e madhe. Ju falenderoj shumë." ka thënë vëllai, Jorgo.
Familja e vajzës jetonin prej 3 vitesh në Itali dhe ajo nuk ishte larguar kurrë nga banesa. Pavarësisht kësaj 18-vjeçarja u largua nga familja dhe u gjet në portin e Barit rreth 70 km larg nga shtëpia.
Kanë qenë emigrantët që sapo kanë parë emisionin Pa Gjurmë dhe njoftimet e policisë Italiane kanë telefonuar duke dhënë detaje për Lila Milan e cila më pas u ndalua nga policia në portin e Barit.
Vajza ishte në tentativë për të ardhur në Shqipëri ku dyshohet se do të takohej me djalin që kishte njohur në rrjetet sociale i cili ishte me origjinë nga Korça. Vëllai i Lilas bëri të ditur pak para se të gjendej motra e tij, se kjo e fundit kishte komunikuar me djalin nga Korça duke i kërkuar se nëse ai nuk vinte në Itali do të shkonte ajo tek ai. Pas apelit në Pa Gjurmë shumë shqiptarë kanë ndihmuar në gjetjen e 18-vjeçares e cila do të bashkohet me familjen.