E zhdukur prej dy javësh në Greqi, gjendet 38 vjeçarja shqiptare

E zhdukur prej dy javësh në Greqi, gjendet 38 vjeçarja shqiptare

Shqiptarja që kishte humbur prej dy javësh

GREQI- Ka marrë fund aventura dyjavore e zhdukjes së shqiptares në Greqi. Mediat greke raportojnë se 38-vjeçarja, Ermalda Arapi është gjetur shëndoshë e mirë dhe ndodhet pranë të afërmeve të saj.

Ermalda Arapi rezultonte prej dy javësh e humbur. Në 18 maj ajo doli nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk kishte asnjë informacion mbi fatin e saj.

Policia greke u vu në lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares dhe sot njoftoi se ajo është rikthyer na banesën e saj dhe ndodhet e sigurt dhe shëndoshë e mirë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht dhe çfarë ka bërë që 38-vjeçarja të largohet nga familja e saj.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania