Për 4 ditët në vijim, e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në kuadër të përditësimit të portalit.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, bëhet me dije se shërbimet nuk do të mund të aksesohen nga data 15 maj në orën 22:00 deri më 18 maj në orën 08:00.

“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik. Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën: 15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00. Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.