E-banking/ Me teknologjinë më të fundit të Credins Bank, koha vërtetë bëhet flori!

E-banking/ Me teknologjinë më të fundit të Credins Bank, koha vërtetë bëhet flori!

Të mos qendrosh në radhë! Të përdorësh në dobinë tënde kohën që harxhohet duke pritur për të bërë një veprim bankar! Kjo ka qenë një ëndërr e përjetshme e të gjithë njerëzve, që shpesh e kanë gjetur veten të bllokuar me orë të tëra nëpër sportele. Koha është flori, thotë një proverbë e të gjitha kombeve të botës. Dhe është vërtet kështu: sipas një studimi të përbashkët të Bankës Botërore dhe Bankës së Shqipërisë, të bërë këtë vit, nga shmangia e pagesave me lekë në dorë nëpër sportelet e bankave në një vit (por duke realizuar të njejtat pagesa nëpërmjet një kompjuteri apo celulari) shqiptarët mund të përfitojnë, jo pak, por 110 milionë euro! Shifër e barabartë kjo, me 0.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Por a ekzistojnë edhe në Shqipëri mundësi të sigurta dhe të shpejta për të realizuar pagesa bankare pa lëvizur nga shtëpia apo nga zyra, siç ndodh në gjithë botën?

Po, ka disa shërbime në Shqipëri, tashmë të testuara dhe plotësisht funksionale. Credins Bank, për shembull, duke përqafuar fjalën më të fundit të teknologjisë informatike, ofron mundësi të mëdha në këtë drejtim. Credins ka investuar miliona euro për të krijuar bazën e saj modern teknologjike të E-bankingut (electronic banking), që janë pikërisht shërbime bankare nëpërmjet kompjuterit apo celularëve. Gjithashtu, ajo ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Informatike për të ndërlidhur E-bankingun e vet me platformën e-Albania, duke lehtësuar pagesave pranë institucioneve publike. Në sajë të përpjekjeve të saj, me teknologjinë E-banking nga kompjuteri, por edhe nga telefonat celularë, çdo klienti të saj i jepet mundësia tani që të paguajë lehtësisht dhe pa radhë faturat e shërbimeve kryesore të një familjeje apo biznesi: pagesat për ujësjellësit, energjinë elektrike, telefoninë fikse e atë celulare, madje edhe gjobat e policisë së shtetit dhe asaj bashkiake për automjetet, etj.

Ndërkohë, bizneseve u jepet edhe mundësia që, duke kursyer kohën që dikur shpenzohej në mënyrë jo-eficiente nëpër sportele, të paguajnë të me e-banking edhe detyrimet fiskale ndaj Tatimeve, Doganave, kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, taksat bashkiake, pagat e punonjësve të saj, etj.

Transfertat e parave nga llogaria bankare pranë Credins Bank drejt destinacioneve të tjera, brenda e jashtë vendit, mund të kryhen çdo orë dhe gjatë shtatë ditëve të javës, pa përjashtuar të shtunat dhe të dielat.

Numri i përdoruesve të e-bankingut rritet çdo ditë, pasi leverdia e një shërbimi të tillë është e prekshme dhe e qartë për këdo. Por, pavarësisht nga rritja, ende në Shqipëri vetëm 10% e llogarive aksesohen nëpërmjet internetit, ndërkohë që rreth 185 milionë evropianë përdorin një aplikacion celular të pagesave në vend të parave cash dhe llogaritet se pagesat e kryera nëpërmjet telefonit në mbarë botën kalojnë vlerën e 207 miliardë eurove.

A është faji këtu vetëm tek tradita e prekjes së parasë me dorë apo tek vështirësia ose frika e një pjese të popullsisë për të përqafuar teknologjitë e reja? Shumica e specialistëve të IT dhe sektorit bankar mendojnë ndryshe: vëç këtyre, ende ka vend që Banka e Shqipërisë të krijojë kushtet e duhura për kuadrin rregullator të këtij sektori, duke lehtësuar konkurrencën dhe pakësuar pengesat burokratike në minimum, duke bërë që të rritet ndjeshëm përdorimi i E-bankingut nga të gjithë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Credins: 20/12/2018 09:25

    Ky sherbim nuk punon, e kam aktivizuar, me kan mbajt komisione kot e ska punuar asnje dite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e ATP së Torinos

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e ATP së Torinos