Një ditë pas vdekjes në Shkup të një shtetasi britanik, i dyshuar nga virusi Ebola, mjeku Tritan Shehu, ish-deputet i PD-së, nuk i vlerëson realiste alarmet se ky virus mund të përbëjë rrezik dhe për Shqipërinë. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Shehu shkruan se këto alarme nuk janë realiste dhe nuk duhet të krijojnë panik.
"Nuk ka asnjë të dhënë objektive për një shqetësim të tillë, aq më shumë për panik. Gjthashtu, dëshiroj të theksoj se Ebola është veçse një sëmundje infektive. Asgjë më shumë. Si shumë të tjera, po kaq agresive. Shkenca ka përballuar gjithëfarë të tilla dhe me shumë më pak mjete se sot. Pra, duhet trajtuar me realizëm, dije, kulturë, eksperiencë, teknologji, organizim", shkruan Shehu në FB.
ATSH
/Shqiptarja.com