"EC 145", reagimi i Forcave Ajrore: 
Pilotët ishin të trajnuar e certifikua

Forca Ajrore e Republikës së Shqipërisë reaguan sot pas pretendimeve në media se Prokuroria e Shkodrës po heton mbi dyshimet se pilotët e ndjerë nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të llojit "EC 145", të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes vetëm pak kohë më parë. Helikopteri u rrëzua në Liqenin e Shkodrës në 6 prill të këtij viti. "Dy pilotët që humbën jetën në aksidentin tragjik të 6 prillit, ishin të trajnuar dhe certifikuar", thuhet në reagimin e Forcave të Armatosura. "Për shkak të nevojës për zëvendësimin e helikopterit të rrëzuar në Francë me helikopter të tipit EC 145, varianti SAR, doli nevoja e amendimit të kontratës së helikopterëve COUGAR. Amendim i cili nuk ndryshoi asnjë kusht nga kontrata e mëparshme lidhur me trajnimet. Trajnimi i pilotëve dhe stafit teknik vazhdoi të ishte pjesë e kësaj kontrate. Ndaj dhe trajnimi i dy pilotëve ishte në përputhje me kontratën, kërkesat dhe nevojat. Trajnimi i tyre i plotë dhe certifikimi është realizuar në Gjermani dhe në Shqipëri nga instruktorët e kompanisë AIRBUS, të cilët nga ana e tyre kanë trajnuar 5 pilotë dhe 1 instruktor sipas standardeve të programit ICOO (rregulla ndërkombëtare të aviacionit civil) dhe atij ushtarak", thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
 
Forca Ajrore sqaron gjithashtu se disponon dokumentacionin e plotë për këtë çështje i cili i është vënë në dispozicion Prokurorisë. "Ndaj ne hedhim poshtë kategorikisht spekulimet në disa media në lidhje me këtë çështje".  

Dy pilotët e Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, u ndanë nga jeta si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC 145, me të cilin po zhvillonin një fluturim stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe


Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion