Policia e Durrësit ka vënë në pranga 23-vjeçarin Myslim Verdha, pasi ai ecte nëpër rrugët e qytetit i armatosur me një armë të llojit pistoletë.
Arrestimi i 23-vjeçarit është bërë në kuadër të kontrolleve që po kryhen nga uniformat blu për të goditur paligjshmërinë dhe kapjen e personave në kërkim, drogë, armëmbajtje pa leje dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Ndalimi i tij është bërë në lagjen Nr.11, ku gjatë kontrollit fizik, i'u gjet dhe i'u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë e llojit TT dhe një krëhër me 7 fishekë.
Verdha, sipas policisë është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com