Prej disa kohësh në media është komentuar një lidhje e mundshme mes këngëtares së muzikes kantri Taylor Swift dhe këngëtarit Ed Sheeran.
Megjithatë ka qenë vetë ky i fundit i cili i ka mohuar këto zëra, duke u shprehur se mes tyre ka vetëm një bashkëpunim muzikor.

Këto spekulime nisën në media të ndryshme për shkak se këngëtarët janë parë së bashku në një hotel gjatë muajit shkurt.
“Unë kam qëndruar në atë hotel deri në orën katër të mëngjesit dhe jam larguar me të njëjtat rroba. Unë i tregova Taylor këngën time të re.

Thjesht shkova mora kitarën dhe nuk e vumë re kohën të kalontë pasi po i këndonim njëri-tjetrit këngët tona”,-është shprehur Ed Sheeran.
Vetëm pak kohë më parë Swift ka qenë në një lidhje me Harry Styles, një nga pjesëtarët e grupit “One Direction”, lidhje e cila përfundoi shpejt.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com