Eda, zonja me shpirt aventurier që ka udhëtuar në 105 vende të botës! Ja aventura e rradhës që do t’ia sugjeronte kujtdo që ka pasion udhëtimet

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Eda Bano, zonja e cila ka shëtitur në 105 vende të botës dhe aktualisht sapo është kthyer nga Antarktida.

”Udhëtimi për mua është mënyrë jetese, të shohësh vende të reja, të provosh ushqime të reja dhe të ‘guxosh’ të humbasësh”, kështu e nis intervistën në studio Eda, e cila mendon se ka ende shumë vende të botës që nuk ka parë.

”Nga të gjitha kujtimet e udhëtimeve, do të veçoja një që më ka lënë mbresa, martesën në Los Angeles, ku unë u vesha si Marilyn Monroe dhe bashkëshorti si Elvis Presley” tha Eda, teksa kishte ende nostalgji për atë moment.

”Kam provuar ushqime nga e gjithë bota, eksperienca unike si udhëtimi me deve, apo dhe udhëtimi i fundit në një vend ku nuk shkohet shpesh, si Antarkdita” vazhdoi ajo rrëfimin.

Sipas saj, Maroku është një dashuri për t’u parë me patjetër si dhe Izraeli, vend që do të kthehej e rikthehej pafund. E pyetur nga moderatorja për kohën më të gjatë që nuk kishte udhëtuar, Eda tha se udhëton shumë shpesh brenda muajit dhe se një herë në Marok i kishin thënë se pasaporta e saj do të mbahej tre javë nga agjencia dhe  kishte hequr dorë nga ai udhëtim. Për zonjën me shpirt aventurier, harta e botës është thjeshtë një nocion gjeografik, sepse në kuptimin e parë të fjalës, ajo e ka grisur, pasi nuk ka lënë vend pa shkuar.

Udhëtimi i saj i parë ka qenë mbresëlënës, në një nga Shtatë Mrekullitë e Botës, Piramidat e Egjiptit. Aty përjetoi ndjesinë e pakrahasueshme që mund të të dhurojë vetëm një vend me një kulturë e traditë tjetër. Në këtë mënyrë, eksplorimi i botës u bë pjesë e pandarë e jetës së saj. Kryeqytetet e Europës dhe më pas qytete të ndryshme u kthyen në një maratonë zbulimi njëri pas tjetrit. Për Edën është eksperiencë unike, kur njësoj si në veprat e Tolstoit, merr trenin në Moskë për të shkuar në Shën Petërburg dhe gjatë gjithë natës të bisedosh me udhëtarë që i takon rastësisht. Po kështu në mbresat e saj është dhe “Ashensori i tmerrit” në Diznejlend, të skijosh brenda qendrës tregtare ndër më të mëdhatë në botë, në Dubai, të jesh në Hallstat të Austrisë, në kështjellën “Neuschëanstein” të Bavarisë, apo të rrethohesh nga bardhësia e Pamukalesë; janë ndjesi që vështirë të përshkruhen. Ajo tha se mbresa të veçanta kam përjetuar kur kam kaluar Rrethin Arktik me drerë në Lapland,  Finlandë.

Por cili është destinacioni i radhës për Edën? “Camino de santiago de compostela” një eskperiecë që ajo mezi po e pret.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Turizmi, vizitorët e huaj me rritje me 79.9% në tetor, kryeson Kosova, më pas Italia dhe Gjermania

Turizmi, vizitorët e huaj me rritje me 79.9% në tetor, kryeson Kosova, më pas Italia dhe Gjermania