Futbollisti i famshëm holandez, Edgar Davids nw moshwn 39-vjeçare, i cili ka mbajtur mw parw fanelën e Barcelonës për gjashtë muaj në formë huazimi në vitin 2004, mendon se skuadra katalanase do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve edhe në këtë edicion.
“Barcelona nuk është skuadër e zakonshme, ajo është një skuadër e përbërë nga Perënditë mitologjike. Futbollistët e saj janë në një nivel më të lartë se futbollistët e skuadrave tjera dhe besoj se ata do të arrijnë ta mbrojnë titullin në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Davids, i cili më pas foli për situatën aktuale në garën për titull kampioni në Spanjë.
“Real Madridi ka një epërsi të madhe, por mendoj se gara për titull nuk ka përfunduar, ngase Barcelona nuk do të dorëzohet deri në fund”, ka shtuar holandezi. Barcelonën, të mërkurën, e pret sfida me Milanin në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
/Shqiptarja.com