Edhe 2 ditë kohë mbaron afati i fiskalizimit! Deri tani është bërë nga 100% e biznesit të madh e atij të vogël me TVSH! Priten vetëm 10% e atyre pa TVSH

Edhe 2 ditë kohë mbaron afati i fiskalizimit! Deri tani është bërë nga 100% e biznesit të madh e atij të vogël me TVSH! Priten vetëm 10% e atyre pa TVSH

Foto ilustruese

Vetëm 2 ditë ndajnë nga afati përfundimtar për fiskalizimin, ndërkohë që Administrata Tatimore raporton se tashmë ky proces ka përfunduar për 100% të biznesit të madh e atij të vogël me TVSH, ndërkohë që priten vetëm 10% e atyre pa TVSH.

Drejtoria e Tatimeve bën me dije në një njoftim se nga 1 janari 2021 deri më 27 qershor 2022 (dje), është realizuar me sukses fiskalizimi në masën 100% për biznesin e madh dhe të vogël me TVSH, që janë rreth 108 mijë tatimpagues, ndërsa mbi 4500 tatimpagues të biznesit të vogël pa TVSH kanë aplikuar për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit.

“Në total, referuar të njëjtës periudhë, janë lëshuar 407,353,527 fatura të fiskalizuara. Ndërsa pritet fiskalizimi i rreth 10% tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, duke përjashtuar këtu tatimpaguesit, që nuk ushtrojnë aktivitet, e megjithatë nuk mund të kalojnë në status pasiv, për shkak të detyrimeve të papaguara, etj”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Administrata Tatimore bën edhe një herë thirrje për të gjithë tatimpaguesit të fiskalizohen, brenda 30 qershorit. 

“30 qershori është afati i fundit për fiskalizimin! Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, dokument elektronik i lëshuar nga AKSHI, përmes shërbimit digjital “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691)”, i cili udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm”, sqaron zyrtarisht Administrata Tatimore”, vijon njoftimi.

Nga data 1 korrik 2022, librat e shitjes/blerjes dhe deklarata e TVSH-së do të plotësohen automatikisht, sipas të dhënave të sistemit të fiskalizimit. Nëse ka biznese pas datës 30 qërshor që ende nuk e kanë bërë fiskalizimin administrata tatimore do të vendosë gjoja.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi