Edhe 2 të arrestuar për terrorizëm
  njëri predikues, tjetri financues

Edhe 2 të arrestuar për terrorizëm<br />  njëri predikues, tjetri financues
Policia e Kosovës ka arrestuar, të premten, dy persona në vazhdën e aksioneve kundër terrorizmit. H. A. dhe D. K. janë të arrestuarit mbi dyshimet se janë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për terrorizëm. I dyti, madje, dyshohet edhe se ka financuar veprime të tilla. 

Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës ka arrestuar të premten dy persona të dyshuar për terrorizëm. Arrestimi i H.A. ka ndodhur në Gjilan, ndërsa i dyshuari tjetër D.K. është arrestuar në Prishtinë, pasi nuk ishte gjetur në shtëpinë e tij në kohen kur ka ndodhur bastisja. D.K. jo vetëm se dyshohet për pjesëmarrje në terrorizëm, por ai mund edhe të jetë financues i tyre.


Sot Policia e Kosovës respektivisht, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me njësitë relevante policore ka realizuar një operacion me që rast janë arrestuar dy te dyshuar.

I dyshuari me inicialet: H. A. dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprave penale për terrorizëm. Vepra të specifikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Si dhe i dyshuari me inicialet D. K. i cili nuk është gjetur në shtëpi, dhe pas marrjes se informacioneve është lokalizuar dhe arrestuar në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se është i përfshirë në veprat penale për terrorizëm dhe financim te terrorizmit. Vepra të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar Hoxha.

Nga ana tjetër, mësohet se i arrestuari i parë në Gjilan është Hajrullah Aliu, imam i xhamisë së fshatit Verbicë e Kmetocit. Ndërsa i arrestuari tjetër thuhet të jetë bashkëpunëtor i tij. 

Imami Aliu u arrestua në mëngjes dhe për këtë për faljen e xhumasë para xhematit të premten e ka zëvendësuar një tjetër imam./Express/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia