TIRANE - Me vendim të Këshillit të Ministrave janë shtuar rreth 25 milionë lekë drejt Ministrisë së Kulturës për të gjitha ndryshimet që po pëson kryeqyteti për pritjen e Papa Françeskut, por vizita e atit të shenjtë duket se do ta shndërrojë Pallatin e Kongreseve të Tiranës në një qendër mediatike. Një vendim i marrë nga Këshilli Ministrave, që i ka atashuar Ministrisë Së Kulturës një fond shtesë prej rreth 16 milionë lekë, 6 milionë do shërbejnë për rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve dhe 10 milionë për krijimin e qendrës në fjalë.
Në ndërtesë do të priten 1000 gazetarë nga të gjitha vendet e botës si dhe 70 gazetarët e atashuar të Vatikanit, të cilët do të transmetojnë në rrjetet e tyre vizitën e Atit të Shenjtë në vendin tonë dhe do ta ndjekin atë nga afër.
Shtesa në fondin e Ministrisë së Kulturës do të përballohet nga fondi i kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2014.
Në mungesë të Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kinë, vendimet e Këshillit të Ministrave janë kaluar nga zv Kryeministri Niko Peleshi.
Por si ndahet konkretisht fondi i dhene per viziten e Papa Franceskut:
8 748 128 (tetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e njëzet e tetë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të shtesës së punimeve në zbatim të projektit “Për ndërhyrje rehabilituese në sheshin “Nënë Tereza””;
10 578 262 (dhjetë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë, për mbulimin e shpenzimeve për shtesë fondi në zbatim të projektit “Për realizimin e dekorit të qytetit të Tiranës në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri” si dhe aspektet organizative e protokollare të ceremonialit të vizitës së Papa Franceskut;
1 673 610 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dhjetë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve “Për realizimin e altarit të meshës që do të mbajë Papa Françesku”;
8 400 000 lekë (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për realizimin ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut.
Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2014.
Qeveria, rreth 17 milione fond Ministrise se Kultures per rikonstruksionin e Pallatit te Kongreseve
Gjithashtu qeveria vendosi t’i shtojë Ministrisë së Kulturës një fond prej rreth 17 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve për shtesë punimesh në rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve dhe për realizmin e qendrës mediatike në këtë godinë.
Vendimi i plote i Keshillit te Ministrave
RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2014, NDËRMJET MINISTRISË SË KULTURËS DHE DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR SHTESË PUNIMESH NË ZBATIM TË PROJEKTEVE “PËR RIKONSTRUKSIONIN E PALLATIT TË KONGRESEVE” DHE “PËR REALIZIMIN E QENDRËS MEDIATIKE NË PALLATIN E KONGRESEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit 185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI
1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2014 të bëhet rishpërndarja e fondeve ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, si më poshtë vijon:
a) Ministrisë së Kulturës t’i shtohen fondi prej 6 303 004 (gjashtë milionë e treqind e tre mijë e katër) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve për shtesë punimesh në zbatim të projektit “Për rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve”, dhe fondi prej 10 439 196 (dhjetë milionë e katërqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve për projektin “Për realizimin e Qendrës Mediatike në Pallatin e Kongreseve”.
b) Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare t’i pakësohet fondi prej 16 742 200 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e dyzet e dy mijë e dyqind) lekësh, për rishpërndarjen e tij në buxhetin e Ministrisë së Kulturës.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ish-reparti ushtarak jo vetem per romet, kthehet ne qender kombetare te emergjencave
Këshilli i Ministrave ka vendosur gjithashtu ndryshimin e funksionit të objekteve tek ish-regjimenti i Kimisë në Tiranë, të cilat i kaloi para një viti nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për strehimin e familjeve rome. Tashmë këto ambiente veç strehimit të romëve do të përdoren në çdo rast emergjence, duke ngritur Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO