Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon takimin elektoral përmbyllës në Vlorë, i cili mesa duket nuk po shkon siç duhet.

Teksa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, kryedemokrati vijon të braktisen nga qytetarët.

Siç duket nga videoja dhe fotot e publikuara ai është i rrethuar vetëm nga një grup i vogël militantësh të Partisë Demokratike.

Kjo nuk është hera e parë që takimet elektorale të Bashës, zhvillohen vetëm në prani të militantëve, të cilët duket të jenë të vetmit që i kanë mbetur.