Pas lajmit se ish lideri i vendit Sali Berisha e pas tij lideri aktual Edi Rama kishin paguar në këmbim të ndjekësve të shumtë në Facebook, tashmë këtë e ka bërë dhe David Cameron.
Referuar një fature shpenzimesh të Cameron të publikuar nga rrjeti prestigjioz BBC, vihet re se ai paguan 100 000 paund në muaj ose e thënë ndryshe plot 1 milion paund në vit për të qenë aktiv në Facebook.
Fatura e publikuar nga BBC tregon se në shtator të 2014 partia e Cmeron ka paguar 123 000 paund për shërbimet e rrjetit social dhe plot 25 000 paund për pëlqimet “like-t”. Këshilltarët e Cameron e kanë konsideruar këtë një investim për të tërhequr votues të rinj në partinë e tyre por shpenzimet dhe rezultatet nuk përputhen.
Aktualisht Britain First ka rreth 650 000 ndjekës në Facebook ndërsa konservatorët e Cameron kanë vetëm gjysmën e tyre, 350 000 ndjekës.
Por ashtu sikurse edhe në Shqipëri këto shifra nuk mund të merren për të mirëqenia pasi nuk përputhen në asnjë rast me numrin konkret të ndjekësve dhe mbështetësve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)