Edhe Asllan Dogjani në SPAK, në hetim pasuror! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për apartamentin 100 metra katrorë në Tiranë

Tirane -  Ditët e ngjeshura të Prokurorisë së Posaçme që hetojnë krimet e zyrtarëve të lartë vijojnë. Ekspertët e BKH-së morën sot në pyetje deputetin demokrat Asllan Dogjani në hetim pasuror.

Për gati 2 orë Dogjani dha shpjegime për shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006. Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues' pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapsirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë. 

“Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë që kam këtu. Kam 20 vjet që jetoj atje me 3 kalamaj. Më ka kallëzuar ndërtuesi Ilirjan Çela, tha Dogjani.

Dogjani thotë se procedimi ka nisur si hakmarrje ndaj denoncimit që ka bërë më parë për zaptimin e një prone publike nga ndërtuesi pranë pallatit të tyre. Dogjani akuzoi Ramën se nuk po lufton krimin por po i ndërsen SPAK deputetëve të PD-së. Ndërsa flet dhe për një konflikt me ndërtuesin e pallatit ku ai banon.

‘Edi Rama në vend që të sulë policinë e SPAK ndaj krimit po i sul ndaj deputetëve të opozitës. Edhe ndaj medias që mund të jetë kritike bën gjithçka për t’I mbyllur gojën. Jam tek SPAK për një denoncim që kam bërë që nuk kam pranuar të hesht për grabitjen e pronës publike në Tiranë.  Konkretisht bëhet fjalë për një pallat të ndërtuar në 2006. Ndërtuesi, zaptuesi në vend që të legalizonte pallatin për 20 vite, dhe i la banorët pa legalizuar, ka legalizuar në mënyrë të kundraligjshme ish kopshtin publik nr 33 dhe 210 metra katror tokë. Jo vetëm kaq, ky na ka zaptuar dhe pjesën tjetër që ishin planifikuar për lulishte e zaptuesi e përdor për parking privat prej 20 vitesh.

Dogjani thotë se atë që e quan grabitje të pronës publike i ka dërguar shkresë edhe bashkisë e kryeministrit, dhe se aktualisht janë në proces gjyqësor në apel. 

Ne si  banorë iu drejtuam kallëzimit penal.  Kemi bërë ankesa në prokurori e SPAK.  Kjo tokë ka qenë me pronar. U është njohur e drejta por nuk u është kthyer se do të bëhej kopsht e lulishte. Jemi në gjyq në gjykatën e Apelit. Meqe ne bëmë këto ankesa, iu drejtuam edhe Kadastrës. Ajo vetë mori një vendim anuloi legalizimin. Një tokë publike nuk mund të tjetërsohet. Unë kam komunikuar edhe me kryetarin e bashkisë, edhe me vetë Edi Ramën. I kam thënë se janë marrë hapësira publike dhe janë bërë parkingje. Ka ardhur edhe vetë ministri Balla dhe ka thënë që do ta ndjekim. Tani mora vesh që ky mashturesi paska kushëri një deputet. Rama dhe Veliaj e organizojnë kurthin dhe i thonë këtij zaptuesit kallëzoni Asllanin për pasurinë" 

Pak ditë më parë në SPAK u paraqit deputeti tjetër demokrat Luan Baçi edhe ai në hetim pasuror pasi akuzohet nga ish ortaku se pastroi e fshehu 1.5 mln euro.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/11/2024 02:21

    Duke lexuar komentuesit me poshte, e kuptoj qe urrejta juaj eshte me e forte se logjika.Dogjani mund te kete problem me pasurine e duhet te jape shpjegim per te,por ankimi i tij eshte i drejte.Ndertuesi ka zaptuar token,ka ndertuar pallat ndoshta pa leje e nuk e ka legalizuar e jo vetem kaq,por ka /legalizuar kopshtin 33,nje truall 210 m2 dhe pjesen qe supozohej te ishte lulishte dhe e perdor per parkim privat te paligjshem, prej te cilit merr fitim ,per te cilin ndoshta nuk paguan as taksa.Tani me thoni, kush eshte problemi me i madh ne kete histori, apartamenti i Dogjanit, qe ju po e kryqezoni sepse ka lidhje me Berishen,apo shkeljet e rreshtuara qe ka bere ndertuesi i pallatit? /Rrini shtrember,por jepni hakun/-thote populli.

    Përgjigju
  • Mirdit e kuqe: 04/11/2024 16:17

    Ket turko-bullgari duhet me e qu ke veni, mbetjet otomane qe i vun flaken kombit shqiptar, asllani, salianji, salihi, nokani, ballabani, komplet fara e azis , vec burgu i vjen per fije

    Përgjigju
  • 3D: 04/11/2024 16:01

    Qē kur kan zbritur në Tiranë ka qenë e duhur të përndjekën e këta cuba

    Përgjigju
  • goshi: 04/11/2024 15:37

    Ky Dogjani është derr maloku hajdut i ndyrë e polic i dështuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë