Edhe dy ditë fushatë, kandidatët në terren, takime me qytetarët

Vetëm dy ditë kanë mbetur nga fushata zgjedhore dhe kandidatët kanë intensifikuar takimet me qytetarët me qëllim prezantimin e programeve të tyre elektorale, për t’i bindur qytetarët që t’u japin votën në 14 maj.

Emirjana Sako e cila garon nën siglën e PS-së për Durësin, gjatë takimit me banorët e Sukthit, premtoi zhvillim në fushën e sportit dhe Bujqësisë.

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Rrok Doda, krah Ilir Metës akuzoi kreun aktual të bashkisë Pukë për nepotizëm në administratë.

Socialisti Ervin Demo kërkoi votën e qytetarëve të Beratit më 14 maj, duke premtuar zhvillim të madh në fushën e turizmit për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Lefter Maliqi, i cili kandidon për bashkinë Kuçovë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” akuzoi kreun aktual të bashkisë.

Në Fier, kandidati i dyshes Berisha-Meta u zotua se prioritet në 4-vjeçarin e ardhshëm do të jetë hapja e një universiteti.

Kandidati i PD-së për Trianën, Roland Bejko gjatë një takimi ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komanduar i kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj, ka shprehur disa pika të programit të tij, duke folur kryesisht për strehimin në Tiranë, duke deklaruar se është e turpshme që në vitin 2023 të flitet për persona të pastrehë ndërkohë që ka 40 mijë apartamente të mbetura stok në kryeqytet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Gjiknuri: Lul Boçi të japë llogari përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës! Opozita po ndërton alibinë e humbjes

Sekretari i Përgjithshëm i PS, njëherësh Drejtues Politik i Qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kandidatin Luçiano Boçi i cili strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës.

“Gjithashtu, përpara se sa të kthejë poezitë e tij në tekste kallëzimesh, kandidati Lul Boçi duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës si shtetasi I.SH. apo personazh tjetër i botës së krimit si shtetasi M.D. me të cilët lëviz kryesisht natën nëpër lagje e fshatra të Bashkisë së Elbasanit! Ndaj këtyre të fundit, organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë duhet të bëjnë menjëherë punën e tyre”, tha Gjiknuri.

Në postimin e tij në rrjete sociale, numri dy i socialistëve nënvizon se opozita po përgatit alibinë e saj të humbjes.

“Me dëshpërimin e një njeriu që teksa ka kaluar gjithë fushatën duke gënjyer, e ndjen humbjen ti rrotullohet rreth kokës e ti turbullojë shikimin, Lul Boçi i Ilir Metës dhe Sali Berishës ka pranuar sot publikisht kapitullimin teksa për të ndërtuar alibinë e humbjes firmos “pa doganë” gjoja kallëzime ndaj funksionarëve të Partisë Socialiste në Elbasan. Mos harroni! Është i njëjti që gjatë gjithë fushatës vetdeklarohej fitues! Është i njëjti që gjatë gjithë fushatës nuk ngriti asnjë pretendim për cënim të procesit! Sapo e nuhati humbjen e pashmangshme nga e cila e ndajnë vetëm 3 ditë kapet si i mbyturi në fijen e barit”, thotë Gjiknuri.

Gjiknuri, që është dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan u bën thirje të gjithë shtabeve zgjedhore të Partisë Socialiste dhe trupës zgjedhore, anëtarëve të KZAZ, KQV, GNV të mos intimidohen, të mos bien pre e provokimeve.

“Respektoni ligjin në çdo hap, duke garantuar zhvillimin e një procesi të qetë e në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një proces të denjë për qytetarinë që Elbasani e meriton, larg konflikteve shterpe dhe tensioneve artificiale që i kanë vënë fatkeqësisht damkën qytetit nga ata që refuzojnë të pranojnë rezultatin”, nënvizoi Gjiknuri.

Ora 20:02
Damian Gjiknuri dhe Nuri Belba: Qytetarët e Prrenjasit duan të vazhdojë përpara zhvillimin! Berisha dhe Meta duan të na kthejnë pas

1683228737_damiangjiknuri.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një takim me banorët e Prrenjasit të cilëve u kërkoi mbështetjen për një tjetër mandate të suksesshëm. 

Numri dy i socialistëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Bashkisë për të çuar përpara projektet e nisura. “Të gjitha ato investime që janë bërë, por mbi të gjitha ato që do bëhen, që janë akoma më shumë, kanë vetëm një garanci në 14 maj, qeverinë e Partisë Socialiste. Në 14 Maj ne duhet ta forcojmë binomin bashki – qeveri duke votuar për Nuren dhe për Partinë Socialiste. Qeveri e drejtuar nga Edi Rama dhe Nurja këtu në bashkinë tonë për investimet e mëtejshme. Ky është mesazhi i parë që dua ta jap”, deklaroi ai. 

Drejtuesi politik i qarkut u shpreh se vota më 14, është votë për rritjen e pagave dhe të pensioneve. “Në 14 maj duhet të vlerësoni dhe politikat e rritjes së pagës që po bën qeveria e Edi Ramës. Kjo është për të ardhmen e të rinjve dhe të rejave tanë, për profesionistët, për mësuesit, për mjekët, për të gjithë zyrtarët publikë. Synimi është që pagën mesatare ta çojmë 900 euro vitin tjetër. Me këtë do të rrisim dhe nivelin e jetesës, por mbi të gjitha do të mbajmë të rinjtë dhe të rejat këtu në vendin tonë edhe bashkia juaj të ketë zyrtarë më të mirë. Shërbimet tuaja qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim të jenë më të mirëpaguara. Prandaj në 14 maj ne duhet ti japim një ‘po’ të fortë edhe rritjes së pagave që ka filluar qeveria e Edi Ramës. Rritja e pagave të nderuar pensionistë do të sjellë dhe rritjen e fondit të pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Kjo do të sjellë automatikisht rritjen e pensioneve, do të hapë dritën jeshile”, theksoi ai. 

Gjiknuri komentoi dhe alternativën përballë, që përfaqësohet nga Berisha dhe Meta. Ai theksoi se qytetarët e Prrenjasit duan që të vijojmë me zhvillimin dhe jo të kthehen pas. “Alternativa që kemi përballë është alternativa e dështimit, alternativa e dyshes, e ‘martesës’ së re Ilir Meta – Sali Berisha. Këtu në Prrenjas vetë Likja dhe Monika kanë sjellë personin e tyre. Praktikisht ju këtu keni përfaqësuesin e mirëfilltë të Likes në këtë bashki. Çfarë plani ka ajo për Prrenjasin? Me kë do i bëjë?! E vetmja gjë që mund të bëjnë ata është që mund të marrin bashkinë, ta izolojnë bashkinë, të punësojnë disa militantë dhe pastaj të mbushin autobusët për të rrëzuar qeverinë në Tiranë. Këtë thotë Saliu, e keni dëgjuar çfarë thotë Saliu, të fitoj pushtetin që të përmbys qeverinë. Po pse këtë duan qytetarët e Prranjasit?  Qytetarët e Prrenjasit duan të vazhdojë përpara zhvillimi. Prandaj asnjë votë për ata të dy që duan të na kthejnë mbrapa”, u shpreh numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri.  

Kryetari i Bashkisë Nuri Belba u shpreh se në bashkëpunim dhe me qeverinë “Rama”, do të realizohen një sërë investimesh të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. “Kemi mundur të bëjmë shumë punë, por kemi edhe më shumë punë.  Unë dua të përmend investimet që qeveria na mbështeti, ujësjellësat e Rrajcës dhe Qukësit, qyteti sot ka një sistem furnizimi me ujë të pijshëm cilësor 24 orë në ditë. Sot kemi një spital komod në Prrenjas që ofron të gjitha shërbimet. Kemi ndërhyrë në të gjitha lagjet e qytetit.  Për katër vitet që vijnë do të bëjmë të mundur që në të gjithë qytetin rrugët të jenë të shtruara, por jo vetëm në qytet por edhe në fshatra, përfshirë unazën e qytetit. Do përmirësojmë kushtet në shkolla e çerdhe. 4-vjeçarin që vjen me mbështetjen e kryeministrit Rama dhe Damian Gjiknurit do të kemi sa më shumë projekte për Prrenjasin që do ndryshojnë cilësinë e jetës”, tha Belba.

Ora 17:21
Vendoret/ Luçiano Boçi: Ja si do e transformojmë përroin e Zaranicës në Elbasan nëse fitoj

 

1683819060_3466630579086337102339297735490910469549678n.jpg

Luçiano Boçi ka premtuar një transformim të përrorit të Zaranicës në Elbasan nëse do të fitonte bashkinë

“Ky do të jetë përroi i Zaranikës në Elbasan! Projekti "Zaransan" i jep qytetit  një park polifunksional ekologjik, dhe e mbron nga përmbytjet dhe përmirëson klimën e qytetit…

A është i mundur? Sigurisht që PO! Bashkia Elbasan shpenzoi 3.5 miliardë për betonizimin e Parkut "Rinia"!

Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin LuçianoBoçi”- tha ai.

Ora 17:20
Gjiknuri dhe kryebashkiaku Tafani takim me gratë dhe vajzat: Belshi do ecë përpara me projekte të jashtëzakonshme

 

“Kush do rritjen e rrogës, të pensioneve dhe që Belshi të vazhdojë zhvillimin që ka nisur, të votojë Arif Tafanin dhe PS”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në një takim me gratë dhe vajzat e Bashkisë Belsh.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se falë investimeve të bashkisë dhe të qeverisë Rama, Belshi është kthyer në një atraksion turistik. “Belshi është kthyer në një markë që të gjithë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri por edhe ata jashtë kufijve të Shqipërisë vijnë dhe e vizitojnë. Ky vend ka vetëm progres.  Na duhet që ta ‘çimentojmë’ mirë lidhjen bashki – qeveri, sepse pa mbështetjen e qeverisë shqiptare të gjitha këto gjëra që kanë transformuar Belshin nuk do të bëheshin. Edhe projektet e mëdha që kanë mbetur të fundit për Belshin do realizohen dhe Belshi do jetë një zonë bujqësore, turistike që të gjithë do ta kenë zili. Është shumë afër Elbasanit, është shumë afër Tiranës, është një nga zonat më të bukura”, deklaroi Gjiknuri.

Drejtuesi politik i qarkut u shpreh se vota për PS dhe kandidatin e saj është dhe mbështetje për politikat sociale të nisura nga qeveria “Rama”. “Me votën e 14 majit ne duhet të vlerësojmë edhe politikën e rritjes së pagave të qeverisë Rama. Politika e rritjes së pagave vlen pikërisht për të mbështetur të rinjtë dhe të rejat tanë, profesionistë, mjekë, infermierë, mësues, çdo njeri që punon në administratën publike. Përmes krijimit të mundësive dhe vendeve të punës me paga më të mira,  ne kemi mundësi që të ndërtojmë të ardhmen me njerëzit tanë këtu në Belsh. Paga mesatare synohet të shkojë në 900 euro vitin tjetër, do të thotë që të rinjtë dhe të rejat tanë kanë mundësi që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe profesionistët të jenë në shërbimin tuaj. Rritja mesatare e pagës do të çojë automatikisht në rritjen e fondit të sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Kjo do të thotë që dhe pensionet do të rriten në mënyrë proporcionale”, theksoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Arif Tafani nënvizoi angazhimin e vajzave dhe të grave në vendimmarrje, duke qenë një zë i rëndësishëm në shoqëri. “Bashkia e Belshit gjithë këto vite e ka pasur derën të hapur për të mbështetur vajzat dhe gratë e Dumresë në gjithçka. Që nga punësimi, ku mund të deklaroj që mbi 40% e nëpunësve civilë dhe punonjësve të shërbimit janë gra dhe vajza.  Edhe në listën e këshillit, Partia Socialiste është brenda kuotës 50% me 50%. Pra nga 21 veta kemi 11 gra dhe vajza dhe 10 burra. Pra kemi tejkaluar dhe përqindjen sipas ligjit”, tha ai. 

Tafani siguroi se në mandatin e tretë do të realizohen një sërë projektesh të rëndësishme për të çuar përpara ekonominë. Një theks të veçantë, kryebashkiaku Tafani vendosi për investimet në bujqësi. “Vetëm për 6 vite ne kemi arritur të bëjmë Belshin tonë dhe Dumrenë të dalë nga hiçi dhe sot e vizitojnë mbi 3000 veta në javë. Mandati im i tretë do jetë i fokusuar i gjithi në drejtimin e bujqësisë. Pasi Bashkia e Belshit mbi 80% të popullatës merren me tokat. Ne do fokusohemi për ti ardhur në ndihmë çdo fermeri jo vetëm me pikat e grumbullimit që kemi ndërtuar në fshatin Seferan, nuk kemi ndërtuar pak, kemi ndërtuar 5 pika grumbullimi që do shërbejnë për grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e të gjitha produkteve tona kryesore që nga rigoni, ulliri, vaji i ullirit, duhani, frutat dhe perimet. Është duke përfunduar tregu i fruta perimeve që do jetë përsëri një ndihmë e madhe që të gjitha ju dhe të gjithë fermerët e Dumresë të tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore”, tha Tafani.

Kreu i Bashkisë së Belshit nënvizoi se projekti më i madh i 4-vjeçarit, të cilin e premtoi dhe kryeministri Edi Rama para pak ditësh, është ndërtimi i sistemit të ujitjes për të gjithë tokat e Dumresë. “Ashtu siç kemi realizuar Belshin dhe Dumrenë turistike, ujësjellësin e Dumresë, kjo është ëndrra e tretë që ne patjetër do ta realizojmë.  Bashkia e Belshit nuk ka asnjë qendër fshati të palidhur me asfalt me qendrat administrative dhe rrugën nacionale. Nga 2015-a ne kemi bashkuar energjitë me një njeri që e ka përzemër Belshin që quhet Edi Rama. Unë kërkoj votën tuaj si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës sepse edhe për katër vitet e tjera do ta kemi mbështetje. Të kesh 1-shin dhe 2-shin e partisë, patjetër që Belshi do ecë përpara me projekte të jashtëzakonshme për katër vitet e ardhshme”, theksoi kryebashkiaku Tafani.

Ora 16:51
Kandidati i PD-së për Tiranën: Do ketë mundësi strehimi për të gjithë, e pafalshme të kemi të pastrehë ndërsa 40 mijë apartamente qëndrojnë ‘stok’

1683817017_bejkoalibeaj.jpg

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko i shoqëruar nga kryetari i komanduar i PD-së, ka mbajtur një takim me qytetarë dhe anëtarë të Këshillit Atlantik të formuar pak ditë më parë ku ka prezantuar programin e tij për kryeqytetin nëse zgjidhet kryebashkiak në 14 maj.

Ai tha se programi do të fokusohet edhe në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve duke bërë që të rriten sipërfaqet me gjelbërim. Duke folur për politikat sociale, Bejko tha se askush në kryeqytet nuk do mbetet i pastrehë ndërkohë që mbi 40 mijë apartamente kanë mbetur stok si pasojë e çmimeve të larta, për shkak se ndërtohen për pastrimin e parave të pista.

“Është e pafalshme që në Tiranë kemi 0.8 m katrorë gjelbërim për individ ndërkohë që minimumi është 10 m katrorë gjelbërim për individë.  Në vëzhgimet e fundit rezultoi se ndotja e ajrit është 2 herë më e lartë se mesatarja e BE-së dhe për pasojë janë rritur sëmundjet kancerogjene.

Mundësi strehimi për të gjithë, është e pafalshme që 32 vite pas rënies së komunizmit ende në Shqipëri kemi të pastrehë ndërkohë që kemi mbi 40 mijë apartamente të tjera të mbetura stok. Cmimet janë marramendëse për shkak të pastrimit të parave. Ulja e taksave për ndërtesat, do na ndihmojë”- u shpreh Bejko.

Ora 15:28
Kandidati i PS-së për Kukësin, Safet Gjici takim me banorët: Në 4 vitet e ardhshme në fokus do të jetë infrastruktura

Takimin e radhës Safet Gjici kandidati i PS e kishte me banoret e lagjes së re nga ku tha se për këtë lagje ka projekte konkrete për 4 vitet e ardhshme që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve të brendshme, kanalizimet e ujerave të zeza, rikonstruksion të  shkollës dhe kopshtit për ta bërë njëjtë me lagjet e tjera të qytetit.

Gjici teksa kërkoi votën ne 14 maj për vijimin e punëve te nisura tashme, ai u ndal tek kundërshtari, ku nënvizoi se ata nuk i kane dhe e asgjë Kukësit gjate qeverisjes së tyre, edhe sot ata nuk kanë çfarë ju japin kuksianeve, veç mashtrimeve, gënjeshtrave dhe përbaltjes të çdo investimi për Kukësin. 

Drejtuesi Politik i Qarkut Pandeli Majko kërkoi mbështetje maksimale për Safet Gjicin pasi tha se është i vetmi qe kuksianëve iu duhet për te punuar për ta e për te sjelle investime te tjera për te përmirësuar jete e secilit.

Ora 15:03
Mediu: Nuk mund të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si qenie që shiten dhe blihen si në Pazar

1683810284_bce1d9cbb01d476e8ddd13f9cd57f1eb.jpg

Në takimin me stafin e Këshilltarëve të Partisë Republikane të drejtuar nga Albi Jahelezi N/Kryetari i PR, Famela, Sentioni, Donaldi, Aleksandri Djana Pedagogia e kthyer nga Milano në krah të PR u vu theksi në angazhimin më intensiv në këto ditë të mbetura.

“Duhet patjetër që të bëjmë të mundur të votojnë të gjithë mbështetësit tanë të dënojmë çdo shkelje të ligjit, intimidim, blerje vote, presion të pushtetit mbi njerëzit dhe biznesin. Ne nuk mund të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si qënie që shiten dhe blihen si në Pazar”, tha Mediu.

Albi Jahelezi pasi falenderoi gjithë stafin theksoi “se kemi bërë një punë të jashtëzakonshme jo vetëm për Partinë Republikane por dhe në mbështetje të Belind Këllicit ashtu siç kemi bërë në gjithë Shqipërinë për kandidatët e opozitës. Është kohë që Shqipëria të ndahet nga pushteti që po shpopullon Shqipërinë, të ndahemi nga e keqja dhe varfëria që po shkatërron të ardhmen e familjeve shqiptarëve. Prandaj duhet të kërkojmë të votohet Partia Republikane për këshilltarë me NR 4 dhe Belind Këllici me NR”.

Ora 14:25
Emirjana Sako në Durrës: Brenda vitit tjetër përfundon programi i rindërtimit

 

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë administrative Sukth, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e madhe duke thënë se në këtë zonë janë bërë investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore por të tjera investime të mëdha do të kryhen gjatë mandatit të ardhshëm. Duke folur më tej para banorëve, kryebashkiakja Sako tha se në këtë njësi janë ndërtuar 5 shkolla e kopshte të reja, ndërkohë që Sukthi ka sot furnizim 24 orë me ujë.

Gjatë mandatit të ardhshëm, në këtë njësi administrative do të punohet për rehabilitimin e terreneve sportive si dhe ndihmë konkrete për fermerët, me anë të mbështetjes me skema subvencioni dhe ngritjen e një pike agro-përpunuese dhe depozitimi. Kryebashkiakja Sako theksoi se brenda vitit të ardhshëm do të përfundojnë të gjitha shtëpitë dhe apartamentet që po ndërtohen me anë të programit të rindërtimit si dhe shkolla e re në Vadardhë.

Ora 14:21
Kandidati i PS-së për Korçën, Sotiraq Filo takim me banorët në Voskop: Fshati dhe fermerët do të jenë në fokus të këtij mandati  

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, ka zhvilluar një takim me banorët në Voskop, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e madhe duke thënë se në këtë zonë janë bërë investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore por të tjera investime më të mëdha do të kryhen gjatë mandatit të ardhshëm.

Veç punëve të bëra në mandatin që është drejt mbylljes, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo njëherazi kandidat i PS për kreun e kësaj bashkie në zgjedhjet e 14 majit, prezantoi prioritetet e punës së tij në një takim me banorët e njësisë Voskop.

Filo theksoi se rrjeti i kanalizimeve dhe rruga e Dërsnikut mbetet primare për mandatin e ardhshëm, kohë kur investimet dhe mundësitë për fshatin do të jenë të shumta. Më tej Filo nuk la pa përmendur edhe mbështetjen për fermerët që po ashtu do të jetë në focus të punës së tij.

“Prioritet i punës tonë janë kanalizimet dhe asfaltimi i rrugëve të brendshme të fshatrave. Duam të ndihmojmë fermerët sidomos fermerët e pemëtarisë që te ulim koston e prodhimit dhe t’ju lehtësojmë barrën në investime. Për këtë arsye kjo qendër e re e teknologjike bujqësorë që duam të ngremë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Fondin Kombëtar të Zhvillimit, do të ketë një laborator të analizave të tokave bujqësore, si dhe do të ndihmojë fermerët me këshillim të personalizuar, për shërbimet që duhet t’i kryejnë parcelave të tyre, në mënyrë që çdo shërbim të realizohet në kohën  e duhur", tha Filo.

Ndaj edhe për këtë, Filo gjatë fjalës së tij kërkoi mbështetje masive për zgjedhjet e 14 majit, me qëllim që të vijojë me punët e nisura dhe projektet e ideuara për ta çuar Korçën dhe fshatrat e saj në një tjetër standard.

Ora 14:00
Denoncon kandidati i Metës e Berishës për Vorën: Kryebashkiaku Blerim Shera me familjarët e tij po kërcënon njerëzit e bizneset në këmbim të votës

Kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës për zgjedhjet vendore të 14 majit Indrit Hoxha thotë se kryebashkiaku aktual bashkë me familjarët e tij po kërcënon njerëzit e biznesit në këmbim të votës. Në një deklaratë për mediat Hoxha i bën thirrje OSBE-ODIHR dhe ambasadës së SHBA-së që të monitorojnë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në Vorë.

‘Edi Rama, Erion Veliaj dhe pushteti i Rilindjes, të trembur nga humbja në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë e Mesme, po përpiqen të blejnë dhe frikësojnë votuesit. Kryebashkiaku në ikje, person i cili përfaqëson bandat e Vorës, pasi përdori administratën e bashkisë Vorë për kërcënim të qytetarëve, pasi po shantazhon dhe kërcënon familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës, ka nxjerrë në rrugë familjarët e tij, të cilët po kërcënojnë bizneset ne bashkinë Vorë.

Ne kemi të dhëna dhe prova se familjarët e tij po sillen si banda kriminale, duke shantazhuar bizneset të cilat me mund e me djersë nxjerrin bukën e gojës. Pasi për katër vite në Vorë nuk bënë asgjë për të ndihmuar bizneset dhe po i cojnë ato në prag falimentimi, tani i kërcënojnë më mbyllje vetëm e vetëm për interesat e tyre politike.

I bëj thirrje kryebashkiakut, përfaqësuesit të krimit në Vorë, të ndalojë menjëherë këtë sjellje prej banditi dhe të tërheqë familjarët e tij nga këto veprime të cilat përbëjnë vepra penale dhe për të cilat i siguroj se do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ne kemi të indentifikuar cdo person, cdo mjet dhe cdo targë makine të cilat janë marrë me qera vetëm për të kryer aktivitete kriminale në funksion të manipulimit dhe deformimit të vullneti politik të qytetarëve të Vorës.

I bëjë thirrje insitucioneve ndërkombëtare, OSBE-ODIHR, Ambasadës së Shteteve të Bashkura, dhe selive diplomatike në Shqipëri të monitorjnë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në Vorë. I bëjmë thirrje të shtojnë numrin e vëzhguesve në këtë bashki, pasi atje po kryen krime elektorale nga persona me precedentë penal.

Paratë e korrupsionit, që e kanë e ka cuar atë bashki në faleminetim, paratë e drogës dhe krimit janë duke u përdorur për të blerë vota, për të kërcënuar njerëz dhe për të manipuluar rezultatin electoral.

Gjithashtu, i bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë të vëshgojë dhe të marrë masa për të parandaluar aktivitetet kriminale që janë duke u kryer ditën per diell në Vorë. Ky është nje detyrim ligjor që policia e shtetit ka në raport më qytetarët e Vorës. Në të kundërtën, do të konsiderohen si bashkëpunëtor në krim.

U bëj thirrje qytetarëve të Vorës, që në datën 14 maj të dalin të votojnë masivisht. Të dalin të votojnë për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit në Vorë dhe për te filluar një qeverisje të re lokale, që ka në qendër qytetarët dhe jo interesat e krimit.

I siguroj se cdo votë e tyre do të mbrohet, cdo votë e tyre do të numërohet. Ne kemi marrë të gjitha masat për ta garantuar vullnetin e tyre. Vullneti i popullit të Vorës për ndryshim nuk do të pengohet nga asnjë kërcenim, nga asnjë shantazh dhe asnjë pushtet me paratë e korrupsionit.

Jam i bindur se në Vorë, me vullnetin e qytetarëve të saj ne do të korrim nje fitore spektakolare.’- u shpreh Indrit Hoxha.

Ora 12:40
Kandidati i Berishës dhe Metës për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi: Unë do i vë kryqin këtij korrupsioni

 

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka zhvilluar një takim ma banorët e fshatit Tapi, ku ndër të tjera ka ngritur akuza të forta ndaj kundërshtarit të tij në garën për bashkinë e Kuçovës.

Ai u tha banorëve të këtij komuniteti se kandidati i Partisë Socialiste e njëherazi dhe kundërshtari i tij për kryesinë e bashkisë Kuçovë, është sipas tij një njeri i paformuar dhe i pashkolluar që shëtit dhe ndërron makinat me shuma marramendëse.

Maliqi tha gjithashtu se ky kandidat bashkë me familjarë të tij ka abuzuar me terndera të ndryshëm, duke përvetësuar shifra të pafundme dhe duke paguar SPAK për të fituar çështjet në gjykatë.

“Nuk kam frikë nga kandidati i Partisë Socialiste sepse ai është më injorant se një me 8 klasë shkollë, flet nga posti i ministrit Çuçj se nuk di të flasë. Partia Socialiste u pyet për kandidat,  jo për faturino me 8 klasë, i cili ndërron makinat 200 mijë euro. Një njeri që shtron rrugët me çakull gjatë fushatës nëpër fshatra që e merr nga kodrat e Dimalit dhe çon lekë nëpër shtëpia. Mori ujësjellësin e Lumasit, e rreh popullin, gratë, burrat dhe fëmijët me polici. Se ky nuk ka grua, nuk ka motër, djalë, nënë vetë dhe në një zonë pa leje mjedisi shkon paguan SPAK e merr çështjen pas denoncimit në gjykatën e shkallës parë. I jep firmës kontraktore 500 mijë euro dhe të tjerat i fut në xhep. Nuk është vetëm kjo nipi i tij, që merr  tender 36 milion lekë çdo vit por edhe krushku i tij ", tha Maliqi.

Më tej ai u zotua se do i vë kryqin këtij korrupsioni dhe do të punojë në përmirësimin e kushteve të jetës për çdo banor, i cili ka vuajtur mungesat e nevojave bazike.

Ora 12:31
Kandidati i PD për Dimalin, Dritan Sula: Do ulim taksat, investojmë në infrastrukturë

Kandidati i Partisë Demokratike, Për kryetar bashkie në Dimal, Dritan Sula është shprehur në një takim me banorët fshatit Kuç. Në këtë takim, Sula u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Partinë Demokratike, ndërsa shpalosi edhe pikat e programit të tij. Ai tha se do të ulin taksat, do të pastrojnë kanalizimet e do të investojnë në infrastrukturë.

“Ne do të heqim personat që marrin paga fiktive për një votë ata punonjës të cilët kanë abuzuar me vendin e punës ata që vjedhin taksat tona. Investimet nga bashkia janë të pakta ose aspak për fshatrat. Ne japim taksa nuk marrim shërbime. Fshatrat tona janë pa rrugë me problematika në infrastrukturë në kanalizime apo pastrim të gjithë ne paguajmë nuk marrim shërbime.

Është abuzuar me bërjen e rrugëve me fasadat apo për një foto janë harxhuar 200 milion lekë ,trotuaret harxhojnë shtatëfishtin fondeve kjo është abuzim fondet vjedhje hapur. Ne shohim hidhet një rrugë çakull duke u tallur me ne. Probleme ka shume që nga shërbimet ndaj fëmijëve që çojmë shkolla kopshte i kemi larg duhet lëmë punën të çojmë marrim fëmijë kopshte shkolla na u premtua furgon mjete nuk ka. Ne kemi në projektet tona ti zgjidhim këto probleme në dukje tē vogla por jetike për ne. Do të bëjmë uljen e taksave duke parë fondet të ardhurat bashkisë do bëj pastrimet kanalizimeve që tetë vite s’kanë par shërbime, s’ka ndriçim s’ka pastrim s’ka gjelbërim ne paguajmë shërbim s’marim. Një nga prioritet e programit tim është taksat shkojnë shërbim banorëve. Programin tim kam shërbimet, rrugët që në fshatra janë me probleme kanalizime ujërat e zeza fshatrat hanë me gropa septike, uji pijshëm mungon  akoma përdorim puse, mbetjet urbane, do t’i kërkohet llogari firmave pastrimit taksat do kthehen në shërbim qytetarëve. Unë jam vet nga kjo zonë dhe e di çfarë i duhet një fermeri ,infrastruktura, uljen çmimit pesticideve, apo taksave apo duke u bërë rregullator midis fermerit e tregut etj .Më pas u kalua në pyetje përgjigje midis banorëve të cilët problem kryesor kishin mbetjet ,infrastrukturën rrugët e cila i penalizon nxjerrjen e frutave perimeve ne treg apo ndotjen ku sipas tyre tetë vite nuk është bërë asnjë pastrim. etj

Ora 12:00
Në garë për Beratin, kandidati i PS-së Ervin Demo: Çfarë kemi bërë këto tre vite, nuk janë asgjë në krahasim me ato që do bëjmë në vijim

 

Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim me banorët e rajonit 2, të cilëve u ka bërë të ditur programin e tij dhe planet për këtë zonë.

E teksa foli për vitet e para, kur sapo ishte vendosur në krye të bashkisë së Beratit, Demo tha se ishte përballur më vështiruesi të panumërta, ku njerëzit i kishte mbytur pesimizmi dhe varfëria.

“Kur filluam të takonim banorët gjatë 2019, ai pesimizëm me dha energji, vendosmëri dhe dashurin për të kthyer Beratin në karburantin e energjisë së qytetit”, tha Demo.

“Sa turist do vijnë në këtë qytet, e sa gjëra kemi përpara. Të krijojmë histori suksesi, jo vetëm për Beratin që edhe ata që janë larguar, të kthehen këtu me dashuri për këtë qytet.Duhet të jemi të përgjegjshëm qe brezat që vijnë të jenë krenarë për ne sa edhe ne jemi krenarë për paraardhësit tanë, çfarë kemi bërë këto tre vite që ikën nuk janë asgjë me atë  që do bëjmë vitet që vijnë .Unë kërkoj që në 14 Maj të mos kemi alternativë tjetër. Të fillojmë të vrapojmë për ti kthyer këtij qyteti madhështinë që e ka pasur shekuj më parë për ta bërë këtë qytet një qytet i cili në dekadat që vijnë do të prodhoj jo vetëm ekonomi për Beratin por për gjithë Shqipërinë”, tha Demo.

Ora 11:41
Ilir Meta për kandidatin e Lushnjës: Me programin e Eduart Sharkës rimëkëmbet bujqësia

1683798136_3456071479714792972146927280437469084716452n.jpg

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për programin e kandidatit të ‘BF’ për Lushnjën, Eduart Sharak. Meta shkruan se me programin e tij Lushnja do të rimëkëmbet.

“Lushnja drejt Ndryshimit, sepse Eduart Sharka ka një program të shkëlqyer që rimëkëmb Lushnjën. Pas 14 Majit me Eduart Sharkën si kryebashkiak, 10% të buxhetit të bashkisë Lushnjë do të shkojë për skemën vendore të granteve në bujqësi dhe 8% e buxhetit të bashkisë do të shkojë për dëmshpërblimin nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Vlerësimet më të mira dhe mbështetjen më të fortë, kryebashkiakut të ardhshëm të Lushnjës për programin e tij për bujqësinë. Ky program i Eduart Sharkës është program i punës dhe që mbështet njerëzit punëtorë të Lushnjës”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ora 11:29
Pjerin Ndreu takim me banorët në fshatin Tresh të Lezhës: Kemi dhënë impakte të forta zhvillimi

 

Gjatë mandatit tonë 4-vjeçar kemi dhënë impakte të forta zhvillimi. Kështu u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreut, gjatë një takimi elektoral me banoret e fshatit Tresh të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë.

Transformimi i Treshit dhe gjithë Lezhës bëhet duke vazhduar bashkë dhe jo me ata që kanë marrë vota përgjatë 30-viteve dhe nuk kanë bërë asgjë, u shpreh Ndreu.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lavdosh: 11/05/2023 17:40

    Ju keshilloj te ndiqni fjalimin e keting kandidatit te Kucoves (Maliqi) per te pare se sa poshte ka rene niveli dhe sa i varfer eshte ligherimi publik i atyre qe pretendojne te jene drejtuesit e neserm. Dhe ironia eshte qe Maliqi paska qene edhe deputet, kryetar komune, drejtor dhe paska pretenduar te behesh minister i drejtesise.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/05/2023 12:47

    PS më Edvin shkjaun shqipfolës Preston edhe më mut se deri më tani, votoni tradhtarin shqipfolës serborus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit