Masat anti COVID/ Nga 26 tetori Italia 'mbyll' kufirin me Shqipërinë, nuk ka më asnjë vizitë turistike, lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme

Foto ilustruese

TIRANË- Situata e pandemisë së COVID ka bërë që Italia të marra masa shtesë, të cilat prekin edhe Shqipërinë.

Në një vendim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë atje është mësuar se Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga 26 tetori askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.

Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Lajmi konfirmohet dhe nga Ministria e Jashtme. 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.
 Si rrjedhojë, duke filluar nga data 26 tetor- 15 dhjetor, shtetasit nga:
- Shqipëria
- Maqedonia e Veriut
- Serbia
- Mali i Zi
- Bosnje Hercegovina
- Libani
- Azerbaxhani
- Moldavia
- Brunei Armenia

mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t'i nënshtrohen edhe një vetë izolimiditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.  Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
https://app.euplf.eu/  
b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në "Passenger Locator Form";
d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.
Këto masa janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021 Arsyet për të udhëtuar janë vetëm për punë, çështje shëndetësore, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Në këtë vendim të Italisë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës", thuhet në njoftim. 

Pjesë nga vendimi i ministrit të Shëndetësisë në Itali

K.T./I.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 26/10/2021 09:17

    Po si eshte e mundur qe,kosova te jete aktualisht kur rreth e rrotull saj e kemi shtrirje te madhe virusi, e ketu te kemi reni e kaq te madhe,thauaja ne perfundim te Virusit Korona COVID 19/!!

    Përgjigju
  • Abel: 26/10/2021 01:42

    Shqiptaret jane vete fajtor perse nuk vaksinohen si gjith evropa?!

    Përgjigju
    • Pellazgu: 26/10/2021 03:09

      Do vaksinohen edhe shqiptaret, do ju ven ne shpi duan apo nuk duan shqipot.

  • Kandahar: 25/10/2021 21:55

    Po sa Te ket kafshe Si luli vocer qe kujton Se Jan ne qender Te botes. Harron ai Se rumun e bullgar jan me Te mire Se patriot shpellar si luli .O Luli o byth shpuar Po nuk bohesh tirons thjesht se ke ardhur ne Tirane para 10 vjetesh.

    Përgjigju
  • Kolo: 25/10/2021 21:45

    Vazhdon programi i shpifur i Europes kundra Shqiptareve, por edhe kunder vetes se vet. Per nje virus qe nen moshen 60 vjec vret me pak se 1 ne 1000 vete ky eshte skandal. I semuren njerezit psikologjikisht, i shkaterruan ekonomikisht. Turp i madh per Italine. Vend i mbaruar e ne dore te FrankoGjermaneve rraciste.

    Përgjigju
  • Genti: 25/10/2021 18:16

    Ka ndo1 njeri informacion a ka probleme nese je tranzit?

    Përgjigju
    • Genti: 25/10/2021 20:25

      E kom pre bileten…

    • Loku: 25/10/2021 19:16

      O Gento po futja direkt ne Gjermani pse do i bish nga italia?!

  • Vlora: 25/10/2021 14:05

    Nuk behet Italia joooo..Te keqen te Shqiperise.

    Përgjigju
    • Ilir: 25/10/2021 23:06

      Italia ka vaksinu 83% te popullsise se vet, dhe po bohet lufte me vaksinu te gjithe. Ca taksirati ka, qe te meret edhe me "novaksat"e t'tjerve. Kosoven nuk è ka ndalu. Hajt lale vaksinohuni ata boni, s'na ka faj Italia.

  • Itali: 25/10/2021 13:55

    Na plasi trapi

    Përgjigju
  • Edi: 25/10/2021 13:43

    Po tallin trapin Europa me ne. I mbyllin vetem per pasaportat Shqiptare. Apo me pasaporta BE nuk kane shanc ti ndalojne. Po te shkosh ne per aeroprte i ke jevgjit e Rumanise e Bullgarise gjithandej. Ska virus per ata?? Apo virusi shperndahet sipas shtesesise. Komplet hipokrizi

    Përgjigju
    • Luli: 25/10/2021 16:05

      O Edi xhan,jam Luli,,plot me jevgj si thua ti është, jevgjit bulgare dhe rumun janë ne Evropen e tyre te Bashkuar,,njesoj si jevgjit tane ne Shqiperine e bashkuar,,,nuk ankohemi dot se jevgjit nga Permeti vijne ne Tirane, si dhe jevgjit nga Sofia shkojne ne Rome,,ça te bësh edhe Jevgu Rumun me fatlum se Jevgu Shqiptar,,,,po mos u merzit o Vella farina si gjithmonë e ka Saliu

  • Rimi: 25/10/2021 13:20

    Mos e beni vaksinen kafshe.Merrni me qaf rdhe te tjeret

    Përgjigju
  • Paradoksi: 25/10/2021 13:13

    Po ministria e jashtëme Shqiptare pse nuk prononcohet

    Përgjigju
    • Ilir: 25/10/2021 23:08

      Po Kosova pse s'ndalohet? Pyeteni veten, dhe del vete pergjigja.

  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?



×

Lajmi i fundit

John

Trageti më pasagjerë nga Brindizi ankorohet pas 6 orësh në Portin e Vlorës, pasagjerët: U lodhëm dhe u frikësuam, kishe shumë dallgë