Joseph Daul, Presidenti i Partive Popullore Europiane (pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha) ka dënuar dhunën në protestat e opozitës shqiptare në tubimet e 11 majit dhe 13 majit në Tiranë.

Ashtu si SHBA, BE e të gjitha kancelaritë kryesore europiane edhe Joseph Daul kërkon që opozita të shmangë dhunën dhe të ulet në dialog për të kapërcyer ngërçin e krijuar në institucionet shqiptare pas daljes nga Kuvendi.

"Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të ulni retorikën dhe të frenojnë çdo dhune" deklaroi ai. Opozita shqiptare ka zhvilluar disa protesta, mes tyre 5 kombëtare, nga të cilat 3 kanë degjeneruar në dhunë, e para, e katërta dhe e pesta, dy të fundit të shtunën në mbrëmje dhe mbrëmjen e djeshme.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike pas djegies së mandateve dhe daljes në rrugë ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, në të cilat nuk është regjistruar, por Rama ka deklaruar se nëse do të tentohet të pengohet autorët do të përballjen me ligjin.

Postimi i Joseph Daul