Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman, Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth. Në fokus të këtij takimi ecuria e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave.
Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor. “Shqipëria ka avancuar shumë në rrugën e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”, u shpreh Ministri Roth.
Në fund të këtij takimi, Roth publikoi në Twitter, foton me Cakajn, ku pati edhe një koment për protestën e opozitës.
“Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rëndësishëm).Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit e opozitës .Një mesazh shumë i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme", shkruan Roth.

Postimi në twitter i Roth
Cakaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, në kuadër të ruajtjes dhe konsolidimit të një komunikimi intensiv me autoritetet gjermane për procesin e integrimit.
Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian. Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka mbërritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e komisionit.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.4%
-
Jo
59.2%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 2552
Lajme të tjera
-
Bora Muzhaqi në Bruksel, diskutohet për kapitujt e procesit të integrimit! Ministrja: Strategjia Kombëtare e Rinisë në përputhje me politikat e BE
28 Prill, 15:20
-
Memorandum mirëkuptimi me Spanjën! Xhaçka: Konsulencë për integrimin! Albares: Pranë jush në rrugën drejt BE
14 Prill, 10:44
-
Borrell: U pezulluan 'pasaportat e arta'! Rama: Nëse Gjykata Europiane vendos kundër, çështje e mbyllur! Mund të anëtarësohemi në BE brenda dekadës
16 Mars, 08:57
-
Rama: BE duhet të zgjohet dhe të mbështesë më shumë rajonin, pa kompromentuar standartet! Homologia daneze: Jeni partner i besueshëm për ne
6 Mars, 11:20
-
Jo më veto për Ballkanin Perëndimor? Macron e Scholz kërkojnë ndryshim të mënyrës së votimit në BE: Së bashku do ta bëjmë ‘Unionin’ më të fortë
21 Janar, 14:10
-
Rama në Davos: Nëse do aplikonit standardet që na kërkoni ne, gjysma juaj nuk ishin në BE! Të mbështetet me fonde Ballkani Perëndimor
19 Janar, 20:29
-
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, përfundon procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve! Sot trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët
18 Janar, 09:18
-
Ali Ahmeti pas takimit me Ramën në Tiranë: Në fokus integrimi, të bashkëpunojmë për rrugëtimin drejt BE-së! Bojkoti i ‘Besës’? Prishi imazhin e saj
11 Janar, 18:22
-
Samiti i BE/ Ambasadori Bucci në Report Tv: U zgjodh Tirana si shenjë mirënjohje për rolin që ka në rajon! Opozita të tregohet e matur në protestë
5 Dhjetor 2022, 17:13
-
Bashkëpunimi Rajonal, rruga më efektive drejt Integrimit Evropian
3 Dhjetor 2022, 08:48
-
PE miraton rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të BE: Serbisë i kushtëzohen negociatat për anëtarësim me sanksionet ndaj Rusisë
23 Nëntor 2022, 15:34
-
Shkup/ Rama: 'Procesi i Berlinit' s’do jetë i përhershëm, Ballkani po! Kovaçevski: Askush të mos frikësohet nga ‘Open Balkan’ (VIDEO)
14 Nëntor 2022, 13:20