ELBASAN - Bashkia e Elbasanit kërkon të ndjekë shembullin e asaj të Kryeqytetit në lidhje me zhvendosjen ne një zonë të caktuar periferike të qytetit të lojërave fatit.

Propozimi, që gjeti miratimin e palëve në Këshill, erdhi nga vete kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini , i cili u shpreh se nisma shërben si një masë mbrojtëse për largimin e të rinjve që i shikojnë lojërat si një mënyrë mbijetese.

Nisma pritet të marrë jetë në shtator, pasi të kryhen procedurat e nevojshme të transferimit të lojërave të fatit në një pikë të përbashkët, e cila mendohet se do të jete një zonë të periferisë së qytetit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)